Shënohet viktima e 32-të nga koronavirusi në Shqipëri, vdes 64-vjeçarja

Një 64-vjeçare, e konfirmuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në Spitalin infektiv, duke shënuar kështu viktimën e 32 në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetsisë, e cila sqaron në njoftimin për mediat se 64-vjeçarja vuante nga limfoma e trurit.

Viktima ishte e shtruar prej  javësh në spital, në gjendje të rëndë dhe nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetsisë:

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.
64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet