Shënohet dita botërore e HIV/AIDS-it

Publikuar më 01. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

1 Dhjetori është një mundësi për të gjithë njerëzit në mbarë botën të bashkohen në luftën kundër kësaj sëmundje, të tregojnë mbështetjen për njerëzit që jetojnë me HIV dhe për të përkujtuar njerëzit që kanë vdekur.

Për herë të parë Dita Botërore e AIDS është shënuar në vitin 1988.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë motoja këtë vit është “Të gjithë vlejnë ”

Faktet për HIV/AIDS:

HIV vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme globale për shëndetin publik, duke marrë më shumë se 35 milionë jetë deri më tani.

Në fund të vitit 2016:

Numri i të infektuarve me HIV në botë ka qenë rreth 36.7 milion prej tyre femra 17.8 milion

Rreth 1.8 milion janë fëmijët nën moshën 15 vjeçare.

Të vdekur 1 milion

Çdo minutë me HIV infektohet nga një fëmijë.

54% e të rriturve dhe 43% e fëmijëve që jetojnë me HIV aktualisht marrin terapinë antiretrovirale (ART)