×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shenjat që tregojnë se jeni mbipeshë dhe kujdesi që duhet të tregoni

Me gjithë informacionet dhe këshillat që mjekët dhe dietologët japin çdo ditë mbipesha është ende një problem serioz.

Miliona persona në botë janë të prekur nga obeziteti apo mbipesha dhe vetëm një numër i vogël i tyre janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilës i referohet AgroWeb.org, rreth 340,000 shqiptarë vuajnë nga obeziteti.

Kjo shifër mbulon 17,6% të popullsisë dhe ka ardhur duke u rritur ndër vite, megjithëse fushatat ndërgjegjësuese janë të shumta.

Pesha është një raport individual me trupin tek çdo njeri, ndaj edhe vlerësimi i saj duhet të bëhet individualisht.

Një studim i bërë në Britani në vitin 2012 tregoi se vetëm 10% ose më pak e personave mbipeshë ishin të ndërgjegjshëm për këtë.

Nisur nga kjo, AgroWeb.org ju tregon se si të kuptoni më mirë shenjat që trupi po jep në lidhje me mbipeshën.

Gerhitja

Nëse personat afër jush ankohen gjithnjë për gërhitjen e vazhdueshme gjatë natës atëhere kjo është një shenjë paralajmëruese e problemit.

Mjekët thonë se në shumë raste gerhitja mund të provokohet nga mbipesha pasi trupi ka aftësi të akumulojë dhjam rreth qafës.

Në këtë mënyrë rrugët e frymëmarrjes ngushtohen duke shkaktuar mungesë të saj herë pas here.

Kjo gjë provokon edhe gërhitjen e vazhdueshme.

Djegiet në krahahror

Ndryshimet e shpeshta të peshës, sidomos shtimi i kilogramëve çon në zhvillimin e sëmundjeve si acidi refluks.

Më shumë se një e treta e personave obezë apo atyre mbipeshë vuajnë nga sëmundje të stomakut si gatriti apo ulçera.

Simptoma të tjera janë shije të hidhura në gojë, marrje mendësh apo dhimbje të zonës së barkut.

Dhimbja e kockave

Obeziteti dhe mbipesha në shumë raste çojnë në sëmundje degjeneruese siç është osteoartriti që është edhe lloji më i përhapur i artriti.

Dhimbja e kyçeve të këmbëve apo gjunjëve vjen si pasojë e peshës së madhe që trupit i duhet të mbajë.

Ky presion i vazhdueshëm mund të çojë në dhimbje mesi, këmbësh, kyçesh dhe kriza të cilat e bëjnë lëvizjen normale të vështirë.

Lodhja e vazhdueshme

Pesha e shtuar ushtron vazhdimisht presion mbi gjymtyrët tuaja , por edhe brenda në organe.

Ndaj nëse ndjeni vështirësi në frymëmarrje kur lidhni këpucët, pastroni shtëpinë apo kur kryeni aktivitete të përditëshme keni probleme të mbipeshës.

Sipas ekspertëve personat që shtojnë shumë kilogramë gjatë jetës së tyre kanë më shumë shance të zhvillojnë edhe sëmundje azmatike.

Kjo e bën të vështirë frymëmarrjen dhe kryerjen e proçeseve të përditëshme.

Si ta kontrolloni

Një nga mënyrat më të mira është të peshoheni në një farmaci, apo të masni vetë diametrin e belit tuaj.

Mesatarisht sipas mjekëve beli tek femrat nuk duhet të jetë më shumë se 88 cm.

Ndërsa tek meshkujt rekomandohet jo më shumë se 101 cm.

Nëse shikoni që metri juaj tregon shifra mbi ato të lart përmendurat atëherë ju vuani nga mbipesha.

Masat që mund të merrni fillojnë drejtpërdrejtë nga dieta juaj e përditshme dhe aktiviteti fizik.

Kujdesuni të qëndroni sa më larg brumërave apo ushqimeve shumë kalorike si sheqeri dhe konsumoni më shumë perime.

Gjithashtu sigurohuni të bëni sa më shumë aktivitet fizik apo ecje të gjata në natyrë.

Kërcënimet për shëndetin

Mbipesha është një gjendje që mund të zhvillojë një sërë sëmundjesh të rrezikshme për organizmin.

Kilogramët e tepërt mund të çojnë në sëmundje si diabeti, obeziteti, problemet me zemrës e shumë të tjera që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Disa arsye përse shumë njerëz kanë duar të ftohta, shenjat dhe simptomat

Disa arsye përse shumë njerëz kanë duar të ftohta, shenjat dhe simptomat

Publikuar më 06.07.2020
Duart e ftohta, edhe nëse nuk jeni në një mjedis të ftohtë, ...

Duart e ftohta, edhe nëse nuk jeni në një mjedis të ftohtë, mund të jenë diçka normale. Shpesh, duart e ftohta janë një pjesë e përgjigjes natyrale të trupit për të rregulluar temperaturën e trupit dhe nuk duhet të jenë diçka për t’u shqetësuar. Por, nëse keni duar të ftohta në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht […]

Lexo më shumë

Avokado, fruti që e rrit jetëgjatësinë

Avokado, fruti që e rrit jetëgjatësinë

Publikuar më 04.07.2020
Konsumimi i ushqimeve të duhura, ju ndihmon që të jeni më të...

Konsumimi i ushqimeve të duhura, ju ndihmon që të jeni më të shëndetshëm dhe teknikisht të jetoni më gjatë. Në bazë të studimeve të shumta, ekziston një “super frut”, i cili ju ndihmon që të jetoni më gjatë dhe ai është avokado. Sipas ekspertëve, një dietë e pasur me avokado si dhe një aktivitet fizik […]

Lexo më shumë

Studimi: Covid-19 ka pësuar mutacion, përhapet më shpejt, ja cilat janë simptomat

Studimi: Covid-19 ka pësuar mutacion, përhapet më shpejt, ja cilat janë simptomat

Publikuar më 03.07.2020
Një studim global konfirmon se koronavirusi ka pësuar mutaci...

Një studim global konfirmon se koronavirusi ka pësuar mutacion, gjë që e bën virusin më infektiv. Sipas studiuesve mutacioni ndikon në strukturën që përdor virusi për të hyrë në qelizat që infekton. Ata e quajnë mutacionin e ri G614, dhe tregojnë se ai ka zëvendësuar pothuajse plotësisht versionin e parë që u përhap në Evropë […]

Lexo më shumë

Studimi/ Imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë më i madh nga sa është menduar

Studimi/ Imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë më i madh nga sa është menduar

Publikuar më 01.07.2020
Një studim i ri i realizuar nga Instituti suedez Karolinska ...

Një studim i ri i realizuar nga Instituti suedez Karolinska dhe Spitali Universitar Karolinska, ka treguar se shumë njerëz me simptoma të lehta dhe ata që janë asimptomatikë, kanë imunitetit të ndërmjetësuar nga qelizat T. Kjo edhe është arsyeja se pse studiuesit kanë arsye të besojnë se imuniteti njerëzor është më i lartë, sesa që […]

Lexo më shumë

Studimi italian: Koronavirusi pengon prodhimin e spermës dhe testosteronit

Studimi italian: Koronavirusi pengon prodhimin e spermës dhe testosteronit

Publikuar më 28.06.2020
Një studim i bëri së fundmi nga Shoqata Italiane e Urologjis...

Një studim i bëri së fundmi nga Shoqata Italiane e Urologjisë ka treguar se koronavirusi ndikon në uljen e prodhimit të spermës dhe testosteronit te meshkujt. Sipas Shoqatës Italiane të Urologjisë koronavirusi tek testikujt dhe spermatozoidët. Në studim prania e patogjenit në spermë mund të shkaktojë një gjendje inflamatore në baza vaskulare “e cila shkakton […]

Lexo më shumë

Përse vdesin më shumë burra nga koronavirusi?

Përse vdesin më shumë burra nga koronavirusi?

Publikuar më 27.06.2020
Burrat, gratë dhe fëmijët infektohen njëlloj nga virusi i ri...

Burrat, gratë dhe fëmijët infektohen njëlloj nga virusi i ri i koronës. Por burrat sëmuren shpesh më rëndë me COVID-19 dhe vdesin më shpesh prej tij. Ndërsa gratë dhe fëmijët janë më pak të rrezikuar. Që nga fillimi i pandemisë ka spekulime lidhur me arsyen, se përse burrat vuajnë më shumë nga infeksioni me virusin […]

Lexo më shumë

Këto janë gjashtë shenja që tregojnë se po ushqeheni keq

Këto janë gjashtë shenja që tregojnë se po ushqeheni keq

Publikuar më 26.06.2020
Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund të reflektoh...

Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund të reflektohet edhe në shenja fizike, perveç atyre metabolike. Keto shenja nuk janë gjithmonë specifike dhe shpeshherë mund të reflektojnë mungesë të një sërë lëndësh ushqyese apo situatash që nuk lidhen detyrimisht me ushqimin. Flokët Flokë pa shkëlqim, të thatë, që bien, apo që këputen lehtësisht, mund të lidhen […]

Lexo më shumë

Pandemia COVID mund të jetë fillimi, kështu lëshohen viruset

Pandemia COVID mund të jetë fillimi, kështu lëshohen viruset

Publikuar më 25.06.2020
Pandemia Covid? Ndikimi i saj mbi planet ka qenë shkatërrues...

Pandemia Covid? Ndikimi i saj mbi planet ka qenë shkatërrues, ne nuk e dimë kur (dhe nëse) do të vijë një valë e dytë dhe shumë vende, saktësisht pesë muaj pas shfaqjes së parë të këtij patogjeni të panjohur, ende vazhdojnë të numërojnë të vdekurit. Megjithatë, paralajmërojnë ekspertët, rreziku që viruse shumë më agresivë se […]

Lexo më shumë