Shembet tavani gjatë punës, plagoset rëndë shqiptari në Itali

Një shqiptar 52 vjeç u plagos rëndë gjatë punës në Itali, pasi u shemb tavani prej qelqi i një depoje industriale mbi të cilën ai ishte duke ecur. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14.30 minuta në rrugën “Lunga” në komunën italiane të Montemurlos.

Mediat e shtetit fqinj kanë raportuar se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka marrë plagë në kokë. Tashmë ai ndodhet i shtruar në spitalin “Santo Stefano” në Prato. Policia po nis hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

/D.Xh/

 

Të tjera

Abissnet