Shembet manastiri 400-vjeçar i Shën Thanasit, skandali: Qeveria e fshehu për shkak të…

Është shembur manastiri mbi 400-vjeçar i Shën Thanasit në Leshnicën e Poshtme, objekt i kategorisë së parë, rreth 50 km larg Sarandës. Forumi për Trashëgiminë Kulturore ka vënë alarmin për shembjen e këtij tempulli dhe ka zbuluar skandalin që fshihet pas indiferencës, se shteti ishte në dijeni për shembjen, por e mbajti të fshehur për shkak të fushatës elektorale. Ja mesazhi i publikuar sot në rrjetet sociale:
“Kisha është e tipit bazilike me një kupolë dhe mbishkrimi në hyrje të tempullit daton nga viti 1797, por banorët vendas këmbëngulin që kjo datë përkon me rindërtimin e dytë dhe se tempulli është shumë më i vjetër.
Brenda manastirit muret ishin të zbukuruara me ikona të rrallë që përfaqësojnë një mrekulli të paçmuar kulturore, ndërsa në pjesën veriore të tempullit, ishin ndërtuar qeliza në të cilat jetonin murgjit.
Banorët denoncojnë se Institucionet shtetërore ishin vënë në dijeni muaj më parë, se objekti mbi 400-vjeçar rrezikonte shembjen, por sipas tyre, preferuan ta mbajnë të fshehur për shkak të fushatës elektorale”.

Të tjera

Abissnet