×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hidhet nga ura emigrani shqiptar vetëm që mos të kthehej në Shqipëri

 

Në vend që të merrte biletat e avionit për t’u kthyer në Shqipëri, një kryefamiljar shqiptar ka vendosur t’i japë fund jetës.

Ai është hedhur nga një urë në Gjermani pak para se të deportohej. Lajmin e bën të ditur gazeta e Izerlonit në Gjermani, IKZ. Shqiptari duket se nuk e ka duruar idenë që do të rikthehej në atdhe.

‘Në Bashki gjenden biletat e avionit për një familje prej katër personash nga Shqipëria. Me kërkesë të shtetit gjerman, B.J duhej t’i kishte marrë ato të martën për t’u kthyer në shtetin ballkanik me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël. Vetëm vajza e rritur lejohet të qëndrojë. Por B.J ka vdekur. Natën e së hënës, 42-vjeçari u hodh nga ura Almeloer’.
Sipas gazetës gjermane, familja kishte ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015.

Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani.

Nëna ishte kaq e sëmurë mendërisht se vajza aktualisht po kujdeset për nënën dhe djalin. Por zyra federale e emigracionit tha se gruaja mund të kuronte sëmundjen e saj në Shqipëri.

Në një mesazh të fundit në Whatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar.

Gjatë periudhës së qëndrimit në Gjermani ai bëri pikërisht atë që i kërkonte shoqëria gjermane: Mësoi gjuhën dhe nisi një punë. Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar. Klientët ishin të kënaqur me punën e 42-vjeçarit, ai ishte i përpiktë dhe korrekt.

Sylvia Olbrich nga zyra për ndihmë ndaj refugjatëve thotë se shqiptari ishte i shqetësuar për mirëqenien e familjes së tij.

‘Që nga fillimi ai ishte i shqetësuar për të siguruar fëmijët e tij me arsim dhe punë. Vazhdimisht deri ditët e fundit pyeste nëse ka ndonjë shans që djali i tij i mitur të qëndronte në Gjermani. Në këtë kontekst e sheh edhe e bija e tij veprimin e babait. Një dëshpërim’.
Olbrich thotë se autoritetet nuk duhet të jenë kaq të vrazhda me emigrantët.
Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh. D.L

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Makabre, të këndosh aty ku luftohet me vdekjen”/ Olti Curri shpërthen ndaj koncertit tek ‘Shefqet Ndroqi’: Jargët e Zana Çelës përpiqen të lustrojnë këpucët e përgjakura të Ramës

“Makabre, të këndosh aty ku luftohet me vdekjen”/ Olti Curri shpërthen ndaj koncertit tek ‘Shefqet Ndroqi’: Jargët e Zana Çelës përpiqen të lustrojnë këpucët e përgjakura të Ramës

Publikuar më 25.11.2020
Ansambli i këngëve dhe valleve popullore mbajti një koncertë...

Ansambli i këngëve dhe valleve popullore mbajti një koncertë paraditen e së mërkurës pranë spitalit ‘Shefqet Ndroqi’’, i njohur si Covid 2. Edhe pse pati disa minuta argëtim në shenj të punës së palodhur të mjekëve, duket se kjo lëvizje e qeverisë nuk është pritur mirë. I tillë ka qenë edhe blogeri i njohur Olti […]

Lexo më shumë

Nga sot ndalohet qarkullimi në Malin e Zi, udhëzimet për shtetasit shqiptarë që duan të kalojnë në shtetin fqinj

Nga sot ndalohet qarkullimi në Malin e Zi, udhëzimet për shtetasit shqiptarë që duan të kalojnë në shtetin fqinj

Publikuar më 25.11.2020
Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar...

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të […]

Lexo më shumë

Koronavirusi në Shqipëri/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja në 24 orët e fundit

Publikuar më 25.11.2020
Në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën nga COVID-19...

Në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe janë regjistruar 644 raste të reja. 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Nga 2.137 testime të dyshuara pozitive për COVID-19, […]

Lexo më shumë

Pedagogia humbi jetën nga COVID-19, Universiteti i Tiranës: Do të jetë gjithmonë me ne!

Pedagogia humbi jetën nga COVID-19, Universiteti i Tiranës: Do të jetë gjithmonë me ne!

Publikuar më 25.11.2020
Këtë të mërkurë u nda nga jeta pedagogia e Fakulteti të Shke...

Këtë të mërkurë u nda nga jeta pedagogia e Fakulteti të Shkencave Sociale, Kozeta Noti, si pasojë e COVID-19. Mbi këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Universiteti i Tiranës, ku ajo dha një kontribut akademik 20-vjeçar. Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare, UT shkruan se Noti ka dëshmuar gjithmonë profesionalizëm, përgjegjësi dhe angazhim maksimal […]

Lexo më shumë

Dolën pa asnjë arsye në rrugë, ndëshkohen 3 qytetarë, 573 të tjerë u gjobitën se u kapën pa maskë (Video)

Dolën pa asnjë arsye në rrugë, ndëshkohen 3 qytetarë, 573 të tjerë u gjobitën se u kapën pa maskë (Video)

Publikuar më 25.11.2020
Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 573 qytetarë q...

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë, 3 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Iballë-Fierzë, makina zë poshtë dy persona  

Aksident i rëndë në aksin Iballë-Fierzë, makina zë poshtë dy persona  

Publikuar më 25.11.2020
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Iballë-Fierzë në ve...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Iballë-Fierzë në vendin e quajtur Kokëdodë. Mësohet se pesë persona janë plagosur ndërsa 2 prej tyre kanë mbetur të bllokuar brenda në mjet. Burime bëjnë të ditur se për shkak të zonës së thellë malore është e pamundur të futet ambulanca për të marrë të lënduarit dhe […]

Lexo më shumë

Arrestohet juristi i Kadastrës së Vlorës 

Arrestohet juristi i Kadastrës së Vlorës 

Publikuar më 25.11.2020
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në ...

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin: H.Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë. […]

Lexo më shumë

E infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta pedagogia e Shkencave Sociale, Kozeta Noti

E infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta pedagogia e Shkencave Sociale, Kozeta Noti

Publikuar më 25.11.2020
Pedagogia e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, ka...

Pedagogia e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Lajmin për këtë humbje të rëndë e ka bërë pedagogia Majlinda Keta e cila shprehet se Noti ka lënë pas dhimbje mes kolegëve dhe studentëve, ndërsa shprehet se fjalët për këtë ikje sot janë të pakta. Noti është pedagogia e […]

Lexo më shumë