Efektet çudibërëse të vajit të farave të kungullit

Keni dëgjuar për efektet e vajit të farave të kungullit? Vaji i farave të kungullit është i famshëm për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, shëndetit të kockave, parandalimin e depresionit. një ndër vetitë këtij vaji është për trajtimin e zmadhimit të prostatës. Ky vaj është i pasur me acide yndyrore Omega-3, hekur, magnez dhe zink, vitamina A, B1, B2, B6, C, D, E dhe K, si dhe aminoacide, si triptofani.

Ai është gjithashtu një burim shumë i mirë i fibrave natyrore. Mjafton vetëm një gjysmë luge çaji në ditë për të përfituar 5gr fibra, këto të fundit përmirësojnë tretjen dhe shëndetin gastrointestinal .
Vaji i farave të kungullit përgatitet në një mënyrë mjaft tradicionale. Farat veçohen me dorë nga kungulli dhe pastrohen me ujë të freskët. Më pas piqen ngadalë në 70°C. Duhen farat e rreth 30-50 kungujve për të përftuar 1 litër vaj. Vaji është me ngjyrë të errët që vjen nga sasia e lartë e klorofilit dhe karotenit që gjendet në fara.

Por cilat janë përfitimet e tij:
Përmirëson shikimin: Kemi dëgjuar mitin se konsumimi i karotave ju ndihmon të shihni në errësirë por, a vlen e njëjta gjë edhe për vajin kungullit? Ky vaj është i pasur me beta-karoten, që trupi e konverton në vitaminë A dhe më pas e zbërthen në retinol. Duke u siguruar syve retinol, parandalohet sëmundjet degjeneratrive të syrit.
Mban zemrën të shëndetshme: Antioksidantët tek vaji i kungullit mund të kenë një efekt mbrojtës në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën dhe enët e gjakut, si dhe mbajnë nën kontroll nivelet e larta të kolesterolit, thonë ekspertët.
Forcon sistemin imunitar: Falë vitaminës A dhe C, vaji i kungullit mund të jetë një mënyrë e mirë për të luftuar viruset e dimrit. Të dyja këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet