Greqi, rritet bilanci tragjik në Mati, vdes 26-vjecarja

Shkon në 99 numri i viktimave nga zjarri tragjik në Mati. Sipas mediave greke, ka humbur jetën një 26-vjecare e cila kurohej në spitalin Evangjelismo prej një muaj e gjysmë.

Nga plagët e shumta e reja nuk ka mundur të mbijetojë. Me vdekjen e saj, numri i viktimave shkon 99.

Zjarri masiv që përfshiu Greqinë shkaktoi jo vetëm viktima, por edhe dëme materiale. Sakaq, mes viktimave ishin dhe 11 fëmijë, ku më i vogli ishte një foshnjë 6-muajshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet