Fruti i ‘kafenjtë’ është pjekur, ja vlerat dhe përfitimet e tij

Fruti i “kafenjtë” ose hidet janë të parat që piqen e u japin tregjeve të frutave e perimeve ngjyrën tipike të kafes së kuqërremtë, të vjeshtës. Në fillim janë të vogla ndërsa aktualisht, kokrra është pjekur e zmadhuar mjaftueshëm, aq sa mund të konsiderohen një frut i vërtetë e jo një kalim kohe prej të cilit ngelet më shumë bërthamë. Hidet hahen kryesisht të freskëta por edhe mund të gatuhen. Origjina e tyre është e lashtë sa legjendat…Thuhet se vijën prej Kinës dhe prej atëherë, prej më shumë se 4 mijë vjetësh, kultivohen në të gjithë botën, duke ngjyrosur vjeshtën bashkë me gjethet. Mirëpo, hidet nuk janë vetëm poetike e lajmëtare…Së pari janë kuruese dhe të dobishme për shëndetin. Përpara se të kalojmë në vlerat e tyre reale, ju kujtojmë që zona të ndryshme të Shqipërisë kanë emra të ndryshëm për hidet. Në pjesën jugore të vendit i quajnë xinxife ndërsa një pejsë e veriut i quan kimça.

Klima mesdhetare e Shqipërisë është e favorshme për kultivimin e këtij fruti, i cili ka potencialin për të qenë një biznes fitimprurës në sektorin bujqësor. Rëndësia e madhe e përdorimit të hideve, së paku për sa kanë kohën, është përmbajtja e magnezit, potasit, kalciumit, magnezit, fosforit dhe hekurit.
Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume. Forcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit për shembull, për të qetësuar fytin.
Ekstraktet e hideve janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Shkencëtarët kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese.
Farat janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze. Xinxife, hide apo kimça, e rëndësishme është të përfitoni nga koha e tyre jo dhe aq e gjatë për t’i ngrënë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet