Njihuni me ‘shportën e shtatorit’, këto janë frutat dhe perimet që blejnë amvisat shqiptare

Në qoftë se jeni akoma të paqarta se çfarë do të gatuani sot për drekë, bëni mirë të kontrolloni frigoriferin nëse i keni fruta-perimet e mëposhtme, ose të zbrisni menjëherë në treg për t’i blerë. Jemi në shtator, muajin që na rikujton se verës i ka ardhur fundi dhe përveç rikthimit në punë e në shkollë, duhet të mendoni edhe për të pasuruar edhe vaktet tuaja. Nga shegët me kokrra gjithë lëng që të gëzojnë vetëm me pamjen e tyre, tek kungujt e zier që të sjellin aromën e byrekut të gjyshes, këto janë produktet që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj:
SPEC I KUQ: Edhe pse janë gjatë gjithë vitit në treg, specat e kuq e kanë pikun e prodhimit pikërisht tani. Dhe nuk ka asgjë më tipike së specat e kuq për të na treguar se po i afrohemi vjeshtës. Speci i kuq është i pasur me vitaminë C, vitaminë a, kalium, fosfor, hekur dhe acid pantotenik (vitaminë B5).
DARDHA: Thonë se dardha e ka bishtin mbrapa dhe ashtu është. Dardhat fillojnë të piqen që në muajin gusht, por ato të shtatorit dhe të tetorit janë dardhat më të ëmbla dhe të shijshme që mund të keni provuar ndonjëherë.
SHEGË: Shegët kërkojnë pak punë për t’i pastruar, mirëpo ato kokrrat e kuqe si rubin që dalin pasi kemi hapur në mënyrë aspak delikate shegën, ia vlejnë për shijen dhe vlerat e larta ushqyese. Shega ka në përmbajtjen e saj vitaminë C, vitaminë B5, kalium, fenole natyrore si :elagitaninet dhe flavonoidet etj.
LAKRA E BARDHË: Plot vitamina, lakra e bardhë është ideale jo vetëm për t’u bërë turshi, por edhe ngrënë pavarësisht se gjatë gatimit lëshon një ere jo fort të këndshme. Lakra ka në përmbajtjen e saj sasi të lartë të vitaminës K, kalium, magnez, zink, sodium, kalcium, mangan etj.
BROKOLI: Brokoli është një ndër perimet më të shëndetshme që nuk duhet ta ndani nga tryeza juaj, jo vetëm në shtator, por përgjatë gjithë dimrit. Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat, sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor, të cilët e bëjnë një komponent ideal për dietat. Në mënyrë të veçante, brokoli këshillohet t’i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet