Sheh për herë të parë fotografinë e babait, regjimi ia pushkatoi kur ishte vetëm 3 vjeç

Një grua ka parë për herë të parë një fotografi të babait të saj, i cili është pushkatuar nga regjimi komunist në kohën kur e bija ishte vetëm 3 vjeç.

Historia është publikuar në “Facebook” nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Në shkrim thuhet se fotografia u gjet për herë të parë, mes dokumenteve të ish-Sigurimit.

“Mimoza Zejnati u njoh me dokumentet e ish-Sigurimit për babain e saj që u pushkatua në moshën 26 vjeç, kur ajo ishte vetëm 3 vjeç. Ndërkohë që trupi i tij ende nuk është gjetur, Mimoza e gjeti një foto të tij për herë të parë, mes dokumenteve te ish Sigurimit”, shkruhet në postimin e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet