Shefja e BE në Prishtinë: Të mos përzihet Specialja dhe Ushtria me liberalizimin e vizave

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Shefja e BE-së në Prishtinë, Natalia Apostolova, ka takuar kryetarët e komisioneve parlamentare në Kosovë, nga ku zhvilloi një diskutim më të gjatë rreth kushteve të BE-së për liberalizimin e vizave.

Hasani i ka quajtur të padrejta kushtet e BE-së që për liberalizim të jetë Specialja, demarkacioni dhe Korrupsioni.

“BE-ja i ka dhënë Ukrainës liberalizim, që është në luftë me Rusinë, derisa Kosovës, shtet i vogël që është stabil, i mohohet e drejta për të lëvizur në zonën shengen”, ka thënë Hasani.

Shefja e BE-së Apostolova, duke iu përgjigjur Nait Hasanit, ka thënë se për liberalizimin e vizave janë dy kushtet, lufta ndaj korrupsionit edhe demarkacioni. Ajo pa dashur të polemizojë me Hasanin, ka thënës se Specialja nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave e as me themelimin e ushtrisë.

“Duhet të ikin nga këto polemika dhe ta lënë Specialen ta bëjë punën e vet”, është shprehur shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës, Natalia Apostolova.