Shefat evropianë të zbulimit akuzojnë Rusinë

Shefat e zbulimit të vendeve europiane paralajmëruan sot se Rusia është duke u përpjekur në mënyrë aktive, që të minojë demokracitë e tyre përmes dizinformimit, sulmeve kibernetike dhe mjete të tjera tradicionale të spiunazhit. Krerët e agjencive të zbulimit të Britanisë dhe Gjermanisë, si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s, e përcaktuan Moskën si burimin kryesor të kërcënimeve të ndryshme ndaj Europës, duke cituar përpjekjet për manipulimin e zgjedhjeve, vjedhjen e të dhënave delikate dhe nxitjen për grusht shteti në Mal të Zi. Ata përmendën gjithashtu sulmin me agjent nervor ndaj spinut rus në Britani, për të cilin Londra ka fajësuar Rusinë. “Respekti që kemi për popullin rus nuk duhet të na ndalojë që t’i bëjmë presion Kremlinit për shkeljet flagrante të rregullave ndërkombëtare”, tha kreu i Agjencisë britanike të Zbulmit. MI5, Andrew Parker në takimin që u mbajt në Berlin. Shefi i zbulimit të brendshëm gjerman, Hans-Georg Maassen, tha se agjencia e tij BfV, fajëson autoritetet ruse për orkestrimin e një sulmi të vazhdueshëm kibernetik, që synon vjedhjen e të dhënave sensitive, me synimin për t’u përdorur në fushata ardhshme zbulimi, siç ndodhi me emailet e rrjedhura të Komitetit Kombëtar Demokratik gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i zbulimit gjerman tha se autoritetet janë veçanërisht të shqetësuara lidhur me financimin e grupeve ekstremiste që synojnë përçarjen e shoqërive europiane dhe bëri thirrje për një ndërgjegjësim më të madh ndaj sulmeve në fusha të ndryshme për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve në të ardhmen. Shefat evropianë të zbulimit, po ashtu theksuan rrezikun e vazhdueshëm nga ekstremizmi islamik dhe nevojën për bashkëpunim të afërt mes agjencive evropiane, megjithë largimin e Britanisë nga blloku vitin e ardhshëm. /Voa/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet