×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SHBA, Ultimatum ndaj Koresë së Veriut: Ndalo menjëherë

Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dënoi fort lëshimin e raketës së fundit nga ana e Koresë së Veriut, duke i bërë thirrje vendit komunist të ndalojë menjëherë. 15 vendet anëtarë mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, pas kërcënimit nga Peniani, që lëshoi raketën balistike e cila kaloi sërish mbi Japoni dhe u rrëzua në det. Këshilli i Sigurimit u shpreh i shqetësuar për sigurinë në botë. Por, lideri koreano-verior Kim Jong Un e tha qartë së vendi i tij do të vijojë kompletimin e programit bërthamor, në mënyrë që të barazojë fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson akuzoi Korenë e Veriut këtë të premte se po kërcënon mbarë botën, pasi Peniani lëshoi një tjetër raketë mbi Japoni, e dyta herë në më pak se një muaj, në kundërshtim të plotë me presionin e ndërkombëtarëve ndaj programeve raketore e bërthamore të tij.  Por, në përpjekjen e fundit për t’u përballur me këtë çështje që ka irrituar vazhdimisht fuqitë botërore, Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritej të mblidhej në orën 21 të kësaj mbrëmjeje (15:00 me orën lokale në Nju Jork) për të diskutuar mbi lëshimin e raketës, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Këshilli 15-anëtarësh votoi unanimisht për forcimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut pas testit bërthamor të zhvilluar më 3 shtator, duke vendosur ndalimin e eksporteve koreano-veriore dhe pengimin e importeve të naftës bruto.

Koreja e Veriut ka lëshuar dhjetëra raketa nën drejtimin e Kim Jong-un, ndërsa ka përshkallëzuar programin e armëve bërthamore, me synimin për të goditur Shtetet e Bashkuara me një “raketë të fuqishme me mbushje bërthamore”. Tillerson, në një fjalim me zyrtarë të Jashtëm, ka thënë se testet e fundit kanë kërcënuar mbarë botën dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë ngushtësisht me aleatët rajonalë, Japoninë dhe Korenë e Jugut. “Në Azinë Lindore, një regjim gjithnjë e më agresiv dhe gjithnjë e më i izoluar, si ai në Korenë e Veriut, po kërcënon demokracitë në Korenë e Jugut, Japoni, e ç’është më e rëndësishmja, së fundi ka shtuar kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke rrezikuar të gjithë botën”, është shprehur Tillerson. Por, me një qëndrim edhe më të ashpër sesa kryediplomati amerikan, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, H.R. McMaster ka thënë se SHBA-të po e humbasin gjithnjë e më shumë durimin për zgjidhje diplomatike ndaj çështjes së Koresë së Veriut. “Ne kemi qenë duke e shkelmuar kanaçen përgjatë rrugës, por duket se rruga ka përfunduar dhe jemi jashtë saj”, tha McMaster për reporterët. “Për ata që kanë komentuar se nuk ekziston një opsion ushtarak, po ju them se ekziston një i tillë”, tha ai, duke shtuar se gjithsesi, kjo nuk do të ishte zgjedhja e preferuar e administratës së Trumpit.

Trump takon udhëheqësit botëror

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të mbajë disa takime me udhëheqësit botërorë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, njoftoi Shtëpia e Bardhë.“Trump do të ketë një darkë pune me udhëheqësit e Amerikës Latine, pastaj udhëheqësit e Francës dhe Izraelit, u tha gazetarëve këshilltarja e sigurimit kombëtare”, Herbert Rejmond Mekmaster

SHBA, deklaratë kundër referendumit të kurdëve

Një tjetër referendum pavarësie, kontrovers edhe ky, pritet të mbahet brenda këtij muaji. Parlamenti i kurdëve irakianë ka votuar në mbështetje të referendumit të planifikuar, pavarësisht kundërshtive nga mbarë bota. Qeveria rajonale e Kurdistanit, e mbledhur për herë të parë në dy vitet e fundit, ka aprovuar votimin e 25 shtatorit gjatë kësaj të premteje. Qeveria qendrore e Irakut e refuzon këtë referendum, duke e cilësuar atë që prej së martës si antikushtetues. Kundër referendumit janë edhe Irani, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Irakut ka autorizuar kryeministrin “të marrë të gjitha masat” për të ruajtur unitetin kombëtar. Megjithatë, disa zëra kundër janë regjistruar edhe mes deputeteve opozitarë të parlamentit rajonal, të cilët kanë thënë se do të abstenonin. Fqinjët më të afërt, Irani dhe Turqia, të cilat që të dyja kanë popullsi kurde në përbërje, kanë shprehur kundërshtitë mes frikës se një votë “pro” do të forcojë lëvizjet separatiste në vendet e tyre. Shtetet e Bashkuara, të cilat i frikësohen votës pro se mund të dëmtojë marrëdhëniet kurdo-irakiane dhe të dëmtojë luftën kundër Shtetit Islamik, sugjeruan “alternativa”, gjithsesi të paspecifikuara, ndaj referendumit. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë disa orë pas votimit, duke kërkuar nga qeveria rajonale e Kurdistanit të heqë referendumin dhe të hyjë në dialog serioz dhe të qëndrueshëm me Bagdadin. Kreu i kurdëve, Massud Barzani tha se do të jepte një përgjigje të shpejtë ndaj çdo ideje, por duket se i ka refuzuar këto të fundit kur u pyet këtë të premte. “Ne ende nuk kemi dëgjuar ndonjë propozim, që do të shërbente si alternativë ndaj referendumit të Kurdistanit”, tha ai. “Ndaj votimi nuk do të shtyhet”, shtoi më tej.

Deklarata e Barzanit është kritikuar ashpër nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, si “tepër e gabuar”, siç raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Fjalët e tij, megjithatë, nuk i ndalën ligjvënësit rajonalë, të cilët votuan me 65 vota pro në mbështetje të referendumit. Ata janë shumicë në Parlamentin prej 111 deputetësh, por më shumë se 40 të tillë nuk morën pjesë në këtë seancë. Kurdët janë grupi i katërt më i madh etnik në Lindjen e Mesme, megjithatë ata kurrë nuk kanë pasur një shtet më vete si komb. Në Irak, ku kurdët përbëjnë rreth 15-20% të popullsisë prej 37 milionë banorësh, kurdët janë përballur me dekada të tëra represioni, përpara se të siguronin autonomi pas Luftës së Gjirit të vitit 1991. Gjatë 3 viteve të fundit, kurdët anembanë rajonit janë përfshirë në betejën kundër ISIS dhe kanë rezultuar aleatët më të mirë për SHBA-të. Votimi për këtë referendum pritet të zhvillohet në 3 provinca që përbëjnë këtë rajon: Dahuk, Irbil dhe Sulaimaniya, si dhe në “zonat e Kurdistanit jashtë administratës rajonale”, përfshi këtu Kirkuk, Makhmour, Khanaqin dhe Sinjar. Zyrtarët kurdë kanë thënë gjithashtu se, një votë e pritshme “pro” nuk do të rezultonte në deklaratën automatike të pavarësisë, por do të forconte pozitat e tyre në negociatat e tejzgjatura për ndarje nga qeveria qendrore irakiane.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PD e Rilindja, larg duart nga zgjedhjet. Komisionet të jenë apartiake

PD e Rilindja, larg duart nga zgjedhjet. Komisionet të jenë apartiake

Publikuar më 24.09.2017
Nga Erneta Shevroja Kryetarët e partive opozitare zhvilluan ...

Nga Erneta Shevroja Kryetarët e partive opozitare zhvilluan një takim për rreth dy orë në Tiranë, për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet që pritet në ndodhin në ligjin zgjedhor, ku arritën në disa konkluzione të përbashkëta. Në një njoftim të frontit të bashkuar të partive opozitare, u deklarua se reforma zgjedhore është e pakthyeshme, […]

Lexo më shumë

Njerëz në bagazhe makinash, 21 vjet burg bandës shqiptaro-angleze

Njerëz në bagazhe makinash, 21 vjet burg bandës shqiptaro-angleze

Publikuar më 20.09.2017
Nikoleta Kovaçi Një bandë kriminelësh, të cilët u përpoqën t...

Nikoleta Kovaçi Një bandë kriminelësh, të cilët u përpoqën të trafikonin shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar u shpallën fajtor nga gjykata dhe u dënuan. Vendimi u dha dy ditë më parë ndërsa që në korrikun e këtij viti u lajmërua nga ana e gjykatës së do të përfundohej gjithë gjyqi deri me 18 shtator. E […]

Lexo më shumë

Ruçi, kryetar i Kuvendit, ekspertja: Po përsëritet e kaluara!

Ruçi, kryetar i Kuvendit, ekspertja: Po përsëritet e kaluara!

Publikuar më 19.09.2017
Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, tho...

Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, thotë për Zërin e Amerikës se krimet që shkaktoi komunizmi nuk mund të harrohen, por çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar, në mënyrë që shoqëria të mos mbetet tek akuzat dhe viktimizimi. Profesorja, e cila viziton shpesh Shqipërinë, po merret me studimin e traumave […]

Lexo më shumë

Trashëgimtari i Prek Cali: Shembja e paautorizuar

Trashëgimtari i Prek Cali: Shembja e paautorizuar

Publikuar më 17.09.2017
Nga Anila Dushi Pas debateve të përhapura së shumti në media...

Nga Anila Dushi Pas debateve të përhapura së shumti në media në lidhje me kullën e shembur në Malësinë e madhe, ka reaguar edhe nipi i Prek Calit, heroit antikomunist të Shkodrës, i cili në fjalën e tij thotë se Kulla ishte shembur tërësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti […]

Lexo më shumë

Ish-kreu i SHISH: Kodheli vodhi paratë dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Ish-kreu i SHISH: Kodheli vodhi paratë dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Publikuar më 17.09.2017
Ish-kreu i Shërbimit Informativ usht arak, Ylli Zyla, ka dre...

Ish-kreu i Shërbimit Informativ usht arak, Ylli Zyla, ka drejtuar akuza të rënda ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me mosfunksionimin e radarëve në det për kapjen e skafeve me drogë. “Çako ka të drejtë kur thotë se sistemi i radarëve nuk po funksionon si duhet. Problemet kanë nisur në vitin 2015, kur sistemi […]

Lexo më shumë

Përgjimet fundosin dy transportuesit e minave me sahat, gjykata i lë në burg

Përgjimet fundosin dy transportuesit e minave me sahat, gjykata i lë në burg

Publikuar më 17.09.2017
Nga Xhentila Gjoshi Përgjimet ambientale janë pro va më e fo...

Nga Xhentila Gjoshi Përgjimet ambientale janë pro va më e fortë e Prokurorisë së Tiranës, ndaj dy të rinjve Jurgen Muho dhe Eraldo Ka troshi, të cilët u kapën me tre mina me telekomandë. Ditën e djeshme, 24-vjeçari dhe 19-vjeçari dolën para Gjykatës së Tiranës, ku iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”. Gjykata […]

Lexo më shumë

“Qeveria nuk përmbushi detyrimet e NATO-s, buxheti nën 1%”

“Qeveria nuk përmbushi detyrimet e NATO-s, buxheti nën 1%”

Publikuar më 17.09.2017
Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të modern...

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të modernizojë forcën e saj ushtarake në takimin që Shtabet e Përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO po zhvillojnë në Tiranë, ka shkaktuar dhe përplasje mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e krerëve të krerëve të Shtabeve të Përgjithshme ku diskutohet mbi një seri […]

Lexo më shumë

Urdhri për “përjashtimin” e policëve, PD kundër: Nuk largohet kupola e kanabisit

Urdhri për “përjashtimin” e policëve, PD kundër: Nuk largohet kupola e kanabisit

Publikuar më 17.09.2017
Nga Isuf Kurtaj Urdhri i firmosur dje nga Ministri i Brendsh...

Nga Isuf Kurtaj Urdhri i firmosur dje nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj për nisjen e zbatimit të vetting-ut dhe për punonjësit e Policisë, Gardës së Republikës, dhe Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri, është kundërshtuar nga demokratët, pasi sipas tyre, ky proces duhet nisur nga […]

Lexo më shumë