SHBA-të tërhiqen nga UNESCO: Është anti-izraelite

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të tërhiqen nga UNESKO në muajin dhjetor.

Tërheqja e SHBA-ve pritet të ndodhë më datë 31 dhjetor 2017. “Vendimi për t’u tërhequr nuk ishte aspak i lehtë dhe pasqyron në mënyrë të qartë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vonesat në rritje të UNESCO-s, nevojën për reforma thelbësore në organizatë dhe vazhdimin e paragjykimit izraelit në UNESCO”, tha departamenti, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të kërkonin të mbeteshin të angazhuar si një shtet vëzhgues joanëtar, me qëllim që të kontribuojnë pikëpamjet, perspektivat dhe ekspertizën e SHBA-ve.

/D.Xh/