SHBA sqaron Beogradin për të dëgjuar edhe Edi Rama

Deri sa në Tiranë vazhdon debati për ndikimin rus në politikën shqiptare, me akuzën konkrete të kryetarit të partisë qeverisëse, PS, Edi Rama për Partinë Demokratike dhe liderin e  saj Lulzim Basha, nga selia e NATO-s vjen përgjigja për ndikimin rus në Ballkan dhe cili është shqetësimi real.

Edhe pse Shefi i Zyrës për media pranë Komandës amerikane për Evropën, majori Juan Martinez ka sqaruar për Agjencinë serbe të lajmeve Tanjug mbi shqetësimin që kjo e fundit ka ngritur për një deklaratë të Komandantit të komandës amerikane për Evropën dhe Komandantit të forcave të NATO-s në Evropë, gjeneralit Curtis Scaparrotti, para Komitetit të forcave të armatosura në Senat, aty Edi Rama dhe progapaganda e tij e Rilindjes merr përgjigjen për “ndikimin malinj rus dhe përpejkjet e Rusisë që të ndikojnë dhe manipulojnë popujt e Ballkanit” si dhe orientimin pse Beogradi  nuk duhet të jetë “qafa e dilplomacisë shqiptare”.

Majori Martinez ka sqaruar se me 8 Mars, gjenerali Curtis Scaparrotti, ka folur pranë Senatit mbi sfidat që lidhen me ndikimin e keq dhe manipulimet e Rusisë në Evropë, e në veçanti në Serbi dhe Ballkan.

“Vërejtjet e tij dhe komentet gjatë raportimit para Komitetit ushtarak të Senatit amerikan janë fokusuar në rëndësinë e NATO-s, sfidat që lidhen me ndikimin malinj rus dhe përpejkjet e Rusisë që të ndikojnë dhe manipulojnë popujt evropian, në veçanti në Serbi dhe në Ballkan, si dhe përcaktimin e Komandës së SHBA për Evropën, në luftën kundër terrorizmit,” tha Martinez.

Në pyetjen e Agjensisë serbe të lajmeve “Tanjug” drejtuar selisë së NATO-s në Bruksel që të sqarojnë qëndrimin e gjeneralit Scaparrotti, i cili, sipas disa shkrimeve të mediave, ka identifikuar Serbinë dhe popullin serb në Ballkan si “problemin më të madh”, majori i ushtrisë amerikane Huan Martinez thekson se komanda e forcave të armatosura të SHBA për Evropën, në tërësi i është përkushtuar partnerëve të saj evropian dhe aleatëve të NATO-s, dhe se është transparente në punën e saj.

Majori Martinez i ka dorëzuar “Tanjug”-ut një pjesë të transkriptit nga biseda që gjenerali Curtis Scaparrotti kishte me përfaqësuesit e Komitetit për forcat e armatosura në Senatin amerikan. Në dokument theksohet se gjenerali Skaparoti është shprehur se është i shqetësuar për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ballkan.

“Ata janë të përfshirë në gati çdo aspekt të Evropës, në njërën ose tjetërn mënyrë. Rajoni për të cilin unë sot jam i shqetësuar është Ballkani. Ky është një rajon të cilin përmes punës së bashkësisë ndërkombëtare dhe SHBA, kemi arritur ta mbajmë stabël. Kemi punuar me qeveritë demokratike për forcimin e tyre. Por Rusia po punon në Ballkan dhe konsdieroj se ne e kemi larguar vëmendjen nga ky rajon,” tha Scaparrotti.

Skaparoti bëri thirrje që vëmendja amerikane në Ballkan të rikthehet, të vazhdojnë reformat në fushën e sigurisë dhe ngritja e kapaciteteve për angazhimin e SHBA dhe bashkësisë ndërkombëtare në Ballkan.

“A mund të jeni më konkret, dhe të na thoni më shumë se cilat janë ato shtete në Ballkan që janë pjesë e shqetësimit tuaj për shkak të ndërhyrjes dhe ndikimit rus?” ka pyetur senatori Tom Cotton.

“Мendoj veçanërisht në Serbinë. Atu ekziston lidhja…”

“Në Serbinë apo Republikën…”, pyeti senatori Tom Cotton.

“Në Serbinë,” është përgjigjur Scaparrotti. “Republika Srpska?” përsëriti Cotton.

“Them se bëhet fjalë për Serbinë, por edhe për popullin serb në Ballkan. Ekziston një lidhje e qartë historike, ndjenjë e përkatësisë. Ndër të tjera, edhe për këtë arsye ekziston mundësia më e mirë për ndikimin rus. Ata e shfrytëzojnë këtë duke dezinformuar, ndikimin në popuj si efekt i shkeljeve, në disa raste, si për shembull me Serbinë, kur është Kosova në pyetje ose me pushtetin trepalësh në Bosnje Hercegovinë. Për këtë arsye jam i shqetësuar, dhe kam parë forcimin e këtiij ndikimi gjatë mandatit tim për një vit e gjysëm,” përfundoi gjenerali Curtis Scaparrotti.

Ndryshe, mediat serbe duke ju referuar gazetës ruse “Sputnjik”, e cila i referohej Al Jazzera-s, kanë informuar se gjeneral Scaparrotti ka deklaruar se është shumë i shqetësuar sepse mungesa e angazhimit diplomatik po kontribon në zgjerimin e ndikimit rus në Ballkan, dhe i pyetur se cili vend është problem më i madh, ai sikur ka thënë: Serbia!

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet