SHBA shpall listën e vendeve që nuk ranë pre e papërgjegjshmërisë: Ne vlerësojmë… (VIDEO)

“Do të raportoj te presidenti i SHBA-së emrat e të gjithë atyre që mbështesin një draft-rezolutë që hedh poshtë lëvizjen e SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti Trump e ka marrë personalisht këtë çështje… Ndërsa konsideroni votën tuaj, ju inkurajoj që ta dini se presidenti dhe SHBA do të marrë këtë votë personalisht. Presidenti do ta vëzhgojë këtë votë më kujdes dhe më ka kërkuar që të raportoj për ata që votojnë kundër nesh…Ne nuk presim që ata që kemi ndihmuar të na dalin kundër”
Ky ishte paralajmërimi i fundit i ambasadores së SHBA-së në OKB Nikki Haley, vetëm pak orë përpara zhvillimit të një seance votimi kundër vendimit të Trump, iniciuar nga Konferenca Islamike dhe ideuar nga presidenti i Turqisë Erdogan.
Pavarësisht se votimi i djeshëm nuk ndikon fare në vendimin e SHBA-ve për çështjen e Jeruzalemit kryeqytet, duket se ai i ka shërbyer presidentit Trump si një lakmues për të parë më qartë, se cilat vende bëjnë lojë të dyfishtë në marrëdhëniet me SHBA. Dhe fatkeqësisht ky lakmues nxori zbuluar, edhe Shqipërinë e Edi Ramës.
Populli shqiptar këtu dhe në Kosovë “ka habitur” mbarë botën si më proamerikani, por duket se qeveria e Rilindjes pavarësisht se ka dalë nga votat e tyre është pozicionuar në mënyrë absurd në pamje të parë, kundër aleatit historik dhe strategjik më të madh.
Duket se votimi i djeshëm në Njw Jork është marrë me shumë seriozitet nga administrata Trump, dhe kjo ka qenë edhe arsyeja, që ambasadorja Haley menjëherë pas përfundimit të asamblesë ka nxjerrë në faqen e saj në Facebook listën e shteteve, që nuk ranë pre` e papërgjegjshmërisë me votën e tyre.
Statusi i plotë i ambasadores Nikki Haley
Ne i vlerësojmë këto vende që nuk ranë pre e papërgjegjshmerisë së Kombeve të Bashkuara:
Antigua-Barbuda, Argjentina, Australia, Bahamas, Benini, Butani, Bosnja dhe Hercegovina, Burma, Kameruni, Kanadaja, Republika e Afrikës Qendrore, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke , Republika e Dominikanëve, Republika Demokratike e Kongos, Salvadori, Guinea Ekuatoriale, Fixhi, Gjeorgjia, Guatemala, Guinea Bissau, Haiti, Hondurasi, Hungaria, Izraeli, Xhamajka, Kenia, Kiribati, Letonia, Lesoto, Malavi, Ishujt Marshall, Meksikë, Mikronezi Polonia, Rumania, Ruanda, Samoa, San Marino, Sao Tome dhe Principe, Sierra Leone, Ishujt Solomon, Sudani Jugor, Shën Kits-Nevis, Shën Lucia, Moldavia, Mongolia, Nauru, Palau, Panama, Paraguai, Sëaziland, Timor Leste, Togo, Tonga, Trinidad-Tobago, Turkmenistani, Tuvalu, Uganda, Ukraina, Vanuatu dhe Zambia.

Të tjera

Abissnet