SHBA rrëzon avionin sirian, paralajmëron Rusia: Do godasim çdo objekt fluturues

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Rusia ka reaguar një ditë pasi SHBA-të konfirmuan se kishin rrëzuar avionin e parë të regjimit të Assadit. Moska ka kërcënuar se do të godasë “çdo objekt fluturues” mbi zonat e kontrolluara nga aleati i tyre. Rusia shton gjithashtu se ka pezulluar bashkëpunimin me Uashingtonin, që synonte të parandalonte incidentet në hapësirën ajrore siriane

Pentagoni tha se një bombardues i forcave aleate të udhëhequra nga Amerika kishin rrëzuar një avion SU-22, pasi kishte bombarduar zonën afër Forcave Demokratike të Sirisë, që mbështeten nga SHBA-të. Për herë të parë që prej nisjes së konfliktit sirian, një avion i koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it rrëzon një avion të forcave të Assadit. /E.SH/