SHBA, dy shqiptarë vjedhin 14 mijë dollarë nga bankomati

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Elidona Syla

Dy shtetas shqiptarë kanë dalë sot para gjykatës federale në Providence të Nju Jorkut. Që të dy akuzohen se kanë hyrë nga një dyqan për të vjedhur një bankomat dhe disa ilaçe nga një farmaci.

Bëhet fjalë për Epirot Krasniqin, 26 vjeç dhe Liridon Gashin, 32 vjeç. Shqiptarët akuzohen për tentativë vjedhjeje të një institucioni financiar, vjedhje banke, tentativë për të vjedhur ilaçe të kontrolluara dhe vjedhje të ilaçeve.

Departamenti i Drejtësisë raporton se tetorin e vitit 2016, pak kohë para se të mbyllej dyqani, Krasniqi dhe Gashi, të pajisur me dy radio dore dhe disa pajisje çanë tavanin e dyqanit dhe hapën me forcë një bankomat.

Sipas këtij departamenti, shqiptarët vodhën afërsisht 14.720 dollarë nga bankomati. Gjithashtu bëhet e ditur se autoritetet lokale shkuan menjëherë në vendngjarje pas alarmit për vjedhje dhe i gjetën shqiptarët të fshehur lart në tavan ku kalojnë tubacionet e ajrit të kondicionuar.

Epirot Krasniqi u arrestua të martën në Nju Jork, ndërsa për Liridon Gashin është lëshuar urdhër arresti federal.