
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, Mattheë Palmer dhe i Dërguari Special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak thanë që SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për Ballkanin Perëndimor, njoftoi agjensia serbe e lajmeve Tanjug.
Në një video-konferencë Dialogjet Ballkanike, të organizuar nga Concordia, Instituti East Ëest dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.
“Ne kemi një qëllim të përbashkët dhe një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, dhe ne jemi partnerë për këtë çështje”, tha Palmer.
Ai nënvizoi se SHBA dhe BE po punojnë së bashku në rajon, jo vetëm për çështjen e Beogradit dhe Prishtinës, raporton Tanjug. Palmer tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin emërimin e Lajçak dhe dëshiron që ai të ketë sukses. Ai, megjithatë, theksoi gjithashtu se përpjekjet amerikane kanë çuar në heqjen e tarifave të Kosovës.
Palmer theksoi se uniteti i BE-së dhe ShBA është i rëndësishëm, por edhe se në të kaluarën problemi ishte se kishte zëra të ndryshëm brenda vetë Unionit, gjë që tregoi se BE ishte e ndarë.
Lajçak theksoi se qeveria e re në Beograd tani është më e fortë se kurrë, dhe se nëse nuk arrin dot rezultate tani, ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje. Ai kujtoi se dialogu po hyn në vitin e tij të dhjetë dhe se nuk dëshiron 10 vjet të tjera që ai të përmbyllet.
“Do të ishte e rëndësishme që palët të mos e shohin problemin e Kosovës si një çështje bilaterale, por si çështje të marrëdhënieve me BE”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply