SHBA, avioni F-18 ndjek UFO mbi Oqeanin Atlantik, reagojnë ufologët (Video)

Filmimi ku shihet avioni sulmues amerikan, F-18, duke ndjekur objektin e paidenifikuar, UFO, mbi Oqeanin Atlantik ka shkaktuar reagime të ashpëra tek ufologët.

Videoinçizimin e ka publikuar “To The Stars Academy of Arts And Science”, prapa së cilës qëndron muzikanti i njohur Tom DeLonge nga banda Blink 182, ku janë të anëtarësuar ish-anëtarët e bashkësisë sekrete amerikane dhe shkencëtarët që dëshirojnë “të zbulojnë të vërtetën”.

Edhe pse me shikim të lirë është e vështirë të dallohet përmbajtja e videos, nga Agjencia e Delong-ut theksojnë se me analizën e materialeve, kanë vërtetuar se UFO nuk ka as krah dhe as bisht, dhe se prapa tij nuk linte gjurmë tymi ose zjarri, teknologji, të cilën sipas tyre, amerikanët nuk e kanë.

Pentagoni zyrtar nuk e ka komentuar filmimin.

Në muajin dhjetor u zbulua se Ministria amerikane e Mbrojtjes ka shpenzuar 22 milionë dollar në vit, nga viti 2008 deri në vitin 2012, për studimin e objekteve të paidentifikuara, UFO. Pas këtij zbulimi, mediat më të njohura botërore publikuan edhe dëshmitë e para në formë videoinçizimi.

Ky është filmimi i tretë nga i cili para pak kohësh është hequr sigla SEKRET.

Të tjera

Abissnet