×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SHBA arrijnë në përfundimin se Irani është autor i sulmeve ndaj naftës saudite

Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se ishte Irani që ndërmori sulmet me dronë dhe raketa fundjavën e kaluar, të cilat paralizuan gjysmën e prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.

Rrjeti CBS News citon zyrtarë të paidentifikuar që thonë se në sulmet e mesnatës të së shtunës u përdorën raketa kruz me lartësi të ulët fluturimi, duke shkurtuar prodhimin e naftës saudite me 5.7 milion fuçi në ditë, ose rreth 6% të furnizimit botëror. NBC News tha se gjatë sulmeve u përdorën më shumë se 20 dronë dhe raketa.

Njëra prej raketave fluturoi nëpër hapësirën ajrore të Kuvajtit ndërsa drejtohej për në jugun e Arabisë Saudite, njoftoi CBS. Ndërkohë, SHBA po punojnë me vende të tjera për të analizuar gjurmët e radarit të fluturimit të raketave. Analistët gjithashtu po shqyrtojnë një mekanizëm të telekomandimit të raketave të gjetur në Arabinë Saudite si dhe një raketë pothuajse të paprekur kruz.

Përfundimet e arritura nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe nga ushtarakët u njoftuan ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte nisur për në Riad për të diskutuar me zyrtarët e Arabisë Saudite.

Nënpresidenti Mike Pence tha gjatë një fjalimi në Uashington se diplomati i lartë amerikan do të diskutojë mbi kundërpërgjigjen amerikane ndaj sulmit, ndërkohë që si Arabia Saudite ashtu edhe Presidenti Donald Trump kishin sinjalizuar tashmë se ata besojnë që Irani është përgjegjës për sulmet.

MBRETËRIA SAUDITE, E EKSPOZUAR NDAJ SULMEVE ME DRONË

Sulmet e fundit në qendrën e naftës së papërpunuar të Arabisë Saudite në Abqaiq dhe Khurais tregojnë se edhe një vend me një ushtri të sofistikuar dhe një buxhet të madh mbrojtjeje është i prekshëm nga sulmet e dronëve.

Shtetet e Bashkuara thonë se imazhet satelitore dhe informacionet e zbulimit tregojnë se në sulmet me dronë kundër rafinerive saudite të naftës u përdorën armë iraniane. Sulmet kanë paralizuar gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite. Ekspertët e sigurisë thonë se ky incident i fundit ngjall shqetësim në rritje për evolucionin e shpejtë të teknologjive që po zgjerojnë aftësitë sulmuese të dronëve.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë kanë thënë për mediat perëndimore se më shumë se 12 sulme goditën instalimet nga një drejtim perëndim-veri-perëndim dhe jo nga jug-perëndimi siç pretendohet nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët thanë se ishin ata që e kishin ndërmarrë sulmin e koordinuar.

Në korrik, rebelët huthi, të cilët janë duke luftuar kundër një koalicioni të udhëhequr nga sauditët në Jemen, demonstruan raketat e tyre kruz me rreze të gjatë veprimit të prodhuara nga Irani, të quajtura “Al-Quds” dhe dronët “Sammad 3” të ngarkuar me eksploziv që thuhet se mund të godasin objektiva deri në 1.500 kilometra larg.

Asnjë sulm i mëparshëm, që nga fillimi i konfliktit në Jemen katër vjet më parë, nuk ka ndërprerë furnizimet e naftës. Por këto sulme kanë paralizuar kapacitetet prej 5.7 milionë fuçi naftë në ditë në tregjet botërore. Ato gjithashtu kanë ekspozuar cenueshmërinë e qendrës prodhuese të naftës saudite.

Analistët e mbrojtjes thonë se sulmet kanë ekspozuar probleme strukturore në mbrojtjen e mbretërisë saudite. Ata thonë se sistemet – megjithëse të sofistikuara – janë krijuar për mbrojtje kundër sulmeve të stilit tradicional – dhe jo për ato asimetrike, si sulmet me dronë./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Je e zbehtë, nuk t’i ndjej rrahjet e zemrës”/ I riu rus ‘vret’ të fejuarën e tij shtatzënë live në YouTube (Video)

“Je e zbehtë, nuk t’i ndjej rrahjet e zemrës”/ I riu rus ‘vret’ të fejuarën e tij shtatzënë live në YouTube (Video)

Publikuar më 03.12.2020
Një shtetas rus u arrestua pas një transmetimi të drejtpërdr...

Një shtetas rus u arrestua pas një transmetimi të drejtpërdrejtë në të cilin vdiq e dashura e tij shtatzënë pasi ai u pagua për ta nënshtruar atë ndaj abuzimit mizor. I kritikuar nga audienca e tij në internet, Stas Reeflay dyshohet se e detyroi Valentina Grigoryeva të dilte në një ballkon në një mot nën […]

Lexo më shumë

Angela Merkel dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Angela Merkel dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Publikuar më 03.12.2020
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kancelarja gjermane, A...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan të enjten një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasojat ekonomike të pandemisë si dhe integrimin evropian të Serbisë. Kabineti i presidentit serb njoftoi se “Merkel dhe Vuçiç ranë dakord se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i nevojshëm, […]

Lexo më shumë

Italia preket nga tragjedia/ 992 të vdekur si pasojë e virusit

Italia preket nga tragjedia/ 992 të vdekur si pasojë e virusit

Publikuar më 03.12.2020
Italia raportoi një rekord prej 993 vdekjesh të lidhura me k...

Italia raportoi një rekord prej 993 vdekjesh të lidhura me koronavirusin të enjten, ndaj atyre 684 të mërkurën dhe 23,225 infeksione të reja, krahasuar me 20,709 një ditë më parë, tha ministria e shëndetësisë. Numri rekord i mëparshëm i vdekjeve të regjistruara në një ditë të vetme ishte 919 më 27 Mars, në kulmin e […]

Lexo më shumë

Rritet numri i të intubuarve në Greqi, 100 persona humbën jetën nga COVID-19

Rritet numri i të intubuarve në Greqi, 100 persona humbën jetën nga COVID-19

Publikuar më 03.12.2020
Numri i pacientëve me Covid-19 në ventilator u rrit në 622 t...

Numri i pacientëve me Covid-19 në ventilator u rrit në 622 të enjten nga 613 të mërkurën dhe 596 të martën, pasi presioni mbi sistemin shëndetësor Grek nuk po tregon ndonjë shenjë lehtësimi. Sipas Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), infeksionet e reja u ulën të enjten në 1,882 nga 2,199 ditën e kaluar dhe […]

Lexo më shumë

Jep dorëheqje politikani hungarez pas pjesëmarrjes në orgji të Brukselit

Jep dorëheqje politikani hungarez pas pjesëmarrjes në orgji të Brukselit

Publikuar më 03.12.2020
Një politikan hungarez ka dhënë dorëheqje nga partia në push...

Një politikan hungarez ka dhënë dorëheqje nga partia në pushtet në Hungari, Fidesz, pas pjesëmarrjes së tij në atë që mediat belge e kanë quajtur orgji në Bruksel. Kjo ndenjë është organizuar në kundërshtim me kufizimet me qëllim të frenimit të koronavirusit. Dorëheqja e Jozsef Szajer më 2 dhjetor ka ardhur një ditë pasi ai […]

Lexo më shumë

Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama është gati ta bëjë vaksinën live në televizion

Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama është gati ta bëjë vaksinën live në televizion

Publikuar më 03.12.2020
Kush më mirë do të promovojë një produkt sesa një ish-presid...

Kush më mirë do të promovojë një produkt sesa një ish-president? Po tre? Ish-Presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton janë të gatshëm të japin hua fuqinë e tyre për një qëllim të mirë, duke thënë këtë javë që ata do të marrin publikisht një vaksinë koronavirus, pasi të jetë në dispozicion në […]

Lexo më shumë

“Ju më dëgjoni”/ Joe Biden: Deri në Janar ka të ngjarë të humbasim 250 mijë njerëz nga COVID-19

“Ju më dëgjoni”/ Joe Biden: Deri në Janar ka të ngjarë të humbasim 250 mijë njerëz nga COVID-19

Publikuar më 03.12.2020
Ekspertët shëndetësorë amerikanë të mërkurën mirëpritën apro...

Ekspertët shëndetësorë amerikanë të mërkurën mirëpritën aprovimin e urgjencës britanike të vaksinës COVID-19 të Pfizer Inc. “Kjo duhet të jetë shumë qetësuese. Një autoritet i pavarur rregullator në një vend tjetër ka gjetur që kjo vaksinë të jetë e sigurt dhe efektive për përdorim”, tha Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Alex Azar për Fox Business […]

Lexo më shumë

“Nuk mund të tolerojmë më”/ Italia shpall masat e reja, nga dita e Premte çdo gjë ndryshon, vaksina nuk do të jetë me detyrim

“Nuk mund të tolerojmë më”/ Italia shpall masat e reja, nga dita e Premte çdo gjë ndryshon, vaksina nuk do të jetë me detyrim

Publikuar më 03.12.2020
Italia do të miratojë masa të reja bllokimi që nga e premtja...

Italia do të miratojë masa të reja bllokimi që nga e premtja, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza të mërkurën. Ministri gjithashtu paraqiti një plan vaksinimi, sipas të cilit vaksinat do të jenë falas, jo të detyrueshme dhe të shpërndara me ndihmën e ushtrisë. “Të dhënat tregojnë se kufizimet funksionuan dhe rezultatet e para mund […]

Lexo më shumë