SHBA akuzon presidentin e Venezuelës për krime në trafikun e drogës

SHBA-të akuzojnë presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vend për krime të trafikut të drogës. Lëvizja, që pritet të rrisë tensionet midis dy shteteve, u njoftua nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr.

SHBA gjithashtu ofroi një shpërblim prej 15 milion dollarë për çdo informacion që çon në arrestimin e Z. Maduro. Uashingtoni e ka akuzuar prej kohësh Maduron për drejtimin e një regjimi të korruptuar dhe brutal, një akuzë që ai e ka refuzuar vazhdimisht.

Uashingtoni mbështet liderin e opozitës, Juan Guaidó, i cili vitin e kaluar e deklaroi veten president të përkohshëm.

“Populli venezuelas meriton një qeveri përfaqësuese transparente, të përgjegjshme që i shërben nevojave të njerëzve, dhe që nuk përfshihet në trafik të paligjshëm të narkotikëve,” tha Departamenti i Shtetit i SHBA në një deklaratë.

“Këta individë shkelën besimin e publikut duke lehtësuar dërgesat e lëndëve narkotike nga Venezuela, përfshirë kontrollin mbi aeroplanët që largohen nga një bazë ajrore e Venezuelës”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet