Sevilla-Manchester United, përplasje gjashtë javë para ndeshjes

Sevilla dhe Manchester United do të ndeshën në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Por, më shumë se një muaj para ndeshjes kanë nisur problemet mes dy skuadrave. Kjo, për shkak të çmimit të shtrenjtë të biletave.

2650 bileta që janë në dispozicion për skuadrën angleze do të shitën për një çmim rreth 100 euro dhe 150 euro

Klubi anglez ka protestuar ndaj andaluzianëve për shkak të çmimit të lartë të biletave.

“Është pak herët për të parë nëse do të mund të ndryshojmë çmimin e biletave, por jemi në kontakt me klubin dhe po lobojmë në UEFA që të influencojnë në këtë mënyrë kaq shfrytëzuese për tifozët”, tha Duncan Drasdo, shef ekzekutiv i Manchester United Supporters Trust (MUST).

Ndërkohë, çmimi i biletave për të parë Bayernin në Alianz Arena në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kushton vetëm 40 euro.

Të tjera

Abissnet