Seul, zyrtarja e lartë e presidencës dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

Një nga njerëzit e ngushtë të ish-Presidentes së Koresë së Jugut Park Geun-hye, përfshirë në një skandal të madh korrupsioni që rezultoi në rënien e saj nga pushteti, u dënua me 20 vjet burg. Choi Soon-sil u dënua të martën nga Gjykata Qendrore e Seulit nën akuzat e shpërdorim të pushtetit, marrje ryshfeti dhe ndërhyrje në çështjet shtetërore. Gjithashtu gjykata vendosi ndaj saj një gjobë të madhe prej rreth 17 milionë dollarësh.
Shtetasja 62 vjeçare Choi u akuzua jo vetëm për ushtrim ndikimi ndaj ish presidentes Park, por edhe se kishte ushtruar kontroll ndaj saj të ngjashëm me një formë “kulti”, edhe pse nuk kishte asnjë rol zyrtar në qeveri. Ish presidentja Park ndodhet në burg, në pritje të gjykimit për akuzat për ryshfet, shpërdorim me pushtetin, përdorim të paligjshëm dhe nxjerrje të sekreteve qeveritare. /Zëri i Amerikës/

 

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet