Sërish probleme në Kapshticë, pala greke edhe sot nuk lejon kalimi nga Shqipëria

Publikuar më 05. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Vijojnë problemet në pikën kufitare të Kapshticës, ku ashtu si ditën e djeshme pala greke nuk lejon kalimin e shqiptarëve.

Doganierët grekë lejojnë kalimin e emigrantëve shqiptarë që janë të pajisur me pasaporta greke dhe të vendeve të BE, ndërkohë atë që nuk kanë një të tillë u duhet të presin për orë e ndoshta ditë për të kaluar kufirin.

Në Kapshticë nuk ka asnjë njoftim nga pala greke se kur do të rregullohet “defekti në sistemin kompjuterik” që sipas tyre është jashtë funksionit.