Sërish ndryshime në momentet e fundit, ja surpriza e Panuçit ndaj Skocisë

Kristian Panuçi surprizon sërish, duke ndryshuar në momentet e fundit formacionin e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Skocisë.

Ai ka vendosur të aktivizojë në krahun e majtë të mesfushës Ndojin, duke ulur në stol Hykën.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, një tjetër ndryshim i madh është edhe ulja në stol e Migjen Bashës, një nga më të mirët kundër Izraelit. Në vend të tij pritet Sabjen Lilaj. Ndërkohë, në majën e sulmit do të jetë Bekim Balaj dhe jo Guri, ashtu sikundër është bërë e ditur nga gazeta qysh sot.

Emanuele Ndoj është mesfushor, dhe luan për skuadrën e Breshias, në Serinë B italiane. 21-vjeçari, i cili është 1.87 metra i gjatë, ka qenë pjesë e Kombëtareve të moshave, si dhe tashmë është grumbulluar, në dy ndeshje edhe me Kombëtaren A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet