Sërish fluks dhe radhë në pikën kufitare të Kapshticës

Publikuar më 06. 11. 2017 nga Elidona Syla

Megjithëse situata pas problemeve në të gjitha pikat kufitare edhe në Kapshticë erdhi duke u normalizuar, duket se qytetarët janë detyruar të presin prapë për orë të tëra.

Orari i reduktuar i punës nga pala greke ka sjellë fluks në dalje të saj. Pala greke punon me një sportel dhe me orar të reduktuar ndërsa ajo shqiptare punon me 3 sportele ku 2 janë në hyrje dhe 1 në dalje.

Dy ditë më parë u desh ndërhyrja e ministrit Ditmir Bushati për të normalizuar situatën në pikat kufitare, ku shtetasit me pasaportë shqiptarë nuk lejoheshin të kalonin.