Serbia zhvendos dhjetëra migrantë në qendrat e dedikuara për ta

Zyrtarët serbë të sigurisë thanë se kanë kapur dhjetëra “migrantë të paligjshëm”, përfshirë të mitur të pashoqëruar, në rrugët e Beogradit dhe se i kanë vendosur ata në qendrat e migrimit. “Migrantëve u janë siguruar kushte të përshtatshme dhe mbrojtje, në përputhje me Ligjet e Republikës së Serbisë dhe standardet ndërkombëtare”, tha përmes një deklarate Millenko Nikiq, koordinator i aksionit dhe këshilltar i ministrit të Punës, Zoran Gjorgjeviq.

Në deklaratë thuhet se aksioni është kryer pa asnjë incident. Mijëra migrantë dhe refugjatë kanë mbetur në Serbi, pas mbylljes së të ashtuquajturës “Rrugë e Ballkanit” për në Bashkimin Evropian në vitin 2015. Hungaria i ka mbyllur plotësisht kufijtë më 2015 dhe, qysh atëherë, lejon vetëm 10 veta në ditë të hyjnë nga Serbia. /Rel/

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet