“Serbia në BE edhe pa njohur Kosovën”, ja çfarë thotë kryeministrja Brnabiç

“Serbia nuk do të ketë nevojë të pranojë pavarësinë e Kosovës që të hyjë në BE”. Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke cituar kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani.

“Kjo që kemi dëgjuar në kuptimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme nuk është asgjë e re. Rreth kësaj ka folur edhe presidenti Vuçiç…”, ka thënë Brnabiç duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar.

“Mendoj se është e thënë në mënyrë të qartë nga presidenti Tajani, dhe kjo është se Serbia nuk do të duhet ta njohë Kosovën për t’u bashkuar me BE-në. Mua më duket se ky është një mesazh i qartë”, u shpreh kryeministrja serbe.

Kjo e fundit ka theksuar mes të tjerash se Beogradi është i gatshëm për dialog me Prishtinën. Kryetarja e qeverisë shprehet se nëse Serbia nuk do të lejohet të marrë pjesë në hetimet mbi vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, ky do të jetë një vendim i gabuar.

Të tjera

Abissnet