Serbi, për vjedhjen e trafik-ndarëses në autostradë, 2-12 vjet burg

Në një pjesë e autostradës Nish-Pirot në Serbi, janë vjedhur rreth 2.5 kilometra trafik-ndarëse.

Ministria e punëve të brendshme ka konfirmuar për Agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se trafik-ndarsja është vjedhur mbrëmjen e së hënës duke u gëdhirë e marta, në periudhën prej orës 22:00 deri në mëngjes.

Zv/kyeministrja dhe ministrja e ndërtimit, trafikut dhe infrastrukturës e Serbisw, Zorana Mihajlloviç, tha se viktima të kësaj vjedhje janë të gjithë qytetarët e Serbisë ndërsa keqbërësit të cilët ajo pret të kapen sa më shpejtë, i pret dënimi 2-12 vjet burg.

“Kjo nuk është hera e parë që dikush gjatë natës prenë telat dhe futet në kantier, e njejta gjë ndodhi para një viti në autostradën Lig-Prelina. Dëmi vjetor për shkak të vjedhjeve të këtij lloji nëpër rrugë është 1-1.5 miionë euro,” tha Mihjalloviç, e cila pret që ndërtuesi i rrugës të vendos sërish trafik-ndarëset sa më shpejtë, duke rritur dhe masat e sigurisë në kantier

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet