Serbi, 6 tifozë kroatë kapen duke vjedhur në karburant

Gjashtë tifozë kroatë janë kapur duke vjedhur në një karburant në Serbi, teksa ishin duke udhëtuar për në Bullgari për të parë një ndeshje futbolli. Tifozët e Hajduk Split u arrestuan javën e kaluar, për shkak se kishin vjedhur nga karburanti birra, cigare dhe lodra, në kohën që ishin nisur për të parë një ndeshje kualifikuese të Ligës së Europës, kundër Slavia Sofia.

Mediat serbe gjithashtu treguan fotot e emrit të grupit të tifozëve, Torcida, të shkruar në një mur në stacionin e gazit së bashku me një shenjë “U” të lidhur me luftëtarët pro-nazistë “Ustasha” të Luftës së Dytë Botërore. Për këto veprime, Serbia mori masa drastike ndaj tyre. Ata janë dënuar e se për 3 vjet nuk shkelin dot në Serbi. Policia ka arrestuar gjithashtu edhe 28 tifozë të tjerë. Ndaj tyre kishte masa më të buta, duke mos iu lejuar që të hyjnë në territorin serb për pak ditë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet