×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Më kërcënuan me jetë”/ Flet studentja shqiptare që “tërboi” serbët me hartën e Kosovës

Megi Cara është studentja shqiptare në Londër e cila nisi peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë Apple. E reja tregon për “Shekulli”-n se me dhjetëra qytetarë serbë e kanë kërcënuar me jetë. Po ashtu, Megi shton se peticioni është mbështetur nga figura të njohura të muzikës shqiptare, si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Besa Kokëdhima, Era Istrefi, Elvana Gjata etj. Çfarë shpreson pas kësaj

Enida Vërça

Megi Cara është studentja e cila ka nisur një betejë virtuale me thirrjen për të vendosur Kosovën në hartën e markës së njohur Apple. 20-vjeçarja e cila prej kohësh jeton dhe studion në Londër, tregon për “Shekulli”-n si lindi ideja e këtij peticioni. “Është nisur për dy arsye kryesore: Asimilimi i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Preshevë dhe mungesa e shfaqjes së Kosovës në Apple Maps. Pasi dëgjuam lajmin se Palestina nuk ishte në hartat elektronike, njeri nga miqtë e mi bëri pyetjen: ‘Pse askush nuk po flet për faktin që Kosova nuk është në hartë?!’ Ai moment ishte kulminant për nisjen e peticionit nga ana ime. Synimi im dhe i të gjithë shqiptarëve që kanë nënshkruar peticionin në mbarë botën është që Kosova të ketë kufij të qartë territorial dhe të paraqitet me emër, sepse momentalisht paraqitet vetëm me dy koordinata gjeografike”– tregon ajo.

Kërcënimet

Studentja me origjinë nga Mamurrasi thotë se nisja e këtij peticioni ka revoltuar mjaft serbët të cilët e konsiderojnë Kosovën pjesë të tyren. Megi thotë se mesazhet kanë qenë nga më të ndryshmet deri në kërcënim për jetën, por kjo gjë nuk e ka frenuar atë për t’u tërhequr. “Më kanë ardhur mbi 30 mesazhe nga serbët dhe shumë komente prej tyre. Disa nga mesazhet kanë qenë mjaft fyese dhe disa të tjerë më kanë kërcënuar me jetë. Fatmirësisht, atyre personave u kam treguar se do flas me mediet dhe t’u tregoj shqetësimet e mia, pastaj ata janë larguar”– rrëfen studentja.

Personazhet

Në fjalën e saj, studentja thotë se ndihet mjaft e motivuar, pasi personazhet publike me famë ndërkombëtare e kanë plotësuar këtë peticion. “Numri i personazheve të famshëm që kanë suportuar peticionin duke e nënshkruar dhe shpërndarë, ka qenë i paimagjinueshëm nga ana ime. Duke filluar nga emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Besa Kokëdhima, Era Istrefi, Elvana Gjata, Sidrit Bejleri, Kapital T dhe shumë e shumë të tjerë. Unë nuk kam patur kontakte me ta, por u jam mirënjohëse, sepse falë tyre peticioni u bë viral”– tregon më tej Cara.

Përjashtimi

Në një tjetër pikë në të cilën ndalet Megi është edhe arsyeja se përse Kosova nuk është pjesë e hartës së Apple. “Arsyeja e parë është për shkak të statusit konstitucional të Kosovës në Serbi ku Kosova njihet nga qeveria dhe populli serb si provincë e Serbisë. Arsyeja tjetër është se Apple konsultohet me Këshillin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për pasqyrimin e shteteve në hartë dhe fatkeqësisht, Këshilli i Sigurisë së OKB-se ka pranuar kërkesën e Serbisë”.

Shpresa

Megi thotë se më e mira që ajo pret është që peticioni të detyrojë kompaninë Apple ta shtrojë për diskutim çështjen e kufijve të Kosovës dhe idealisht, të vendosin ta paraqesin si shtet më vete. “Duke qenë se Apple është një kompani e bazuar në SHBA dhe SHBA ka qenë ndër të parat që ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, gjëja më e logjikshme dhe më e drejtë për t’u bërë nga Apple është që të marrë parasysh kërkesën tonë. Kam shumë besim që gjërat do ndryshojnë dhe do marrin një rrjedhë pozitive”– sqaron e reja . Ajo e shtrin më tej ëndrrën e saj që ky peticion t’u tregojë qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës se shqiptarët duan të bashkohen, se ata i duan qeveritë e të dyja vendeve të bashkëpunojnë për t’u afruar, deri në heqjen e kufirit mes dy vendeve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prezantohet si italian por nuk dinte asnjë fjalë, polici anglez kap mat shqiptarin mashtrues (Foto-Emri)

Prezantohet si italian por nuk dinte asnjë fjalë, polici anglez kap mat shqiptarin mashtrues (Foto-Emri)

Publikuar më 24.09.2020
Një shqiptar është arrestuar pasi ka tentuar të mashtroj një...

Një shqiptar është arrestuar pasi ka tentuar të mashtroj një efektiv të policisë angleze, duke u shtirur si shtetas italian. Kleris Harizi, është paraqitur me një pasaportë të rreme italiane, por nuk ka mundur t’ju përgjigjej pyetjeve themelore rreth vendlindjes së tij të supozuar dhe as nuk dinte të fliste italisht. Gjithçka është zbuluar nga […]

Lexo më shumë

Itali/ Iu bë atentat mafioz në plazh, ndërron jetë në spital shqiptari (Emri)

Itali/ Iu bë atentat mafioz në plazh, ndërron jetë në spital shqiptari (Emri)

Publikuar më 23.09.2020
Ka ndërruar jetë disa ditë pas atentatit mafioz shqiptari, i...

Ka ndërruar jetë disa ditë pas atentatit mafioz shqiptari, i cili mbeti i plagosur rëndë. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve me dy operacione. Mësohet se viktima është shtetasi Selavdi Shehaj, 38 vjeç, ai u qëllua me armë zjarri ditën e diel, […]

Lexo më shumë

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Publikuar më 13.09.2020
Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special a...

Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special asaj që e quan si Godfatherat e ri të fermave më kanabis në Britani. Jon Austrin editori krimeve në këtë gazetë shkruan se në vitin 2017 gjykatat angleze dënuan për këtë krim 34 shqiptarë. Ndërsa në dy vitet pasardhëse numri shqiptarëve të dënuar ishte 53. Ky […]

Lexo më shumë

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Publikuar më 08.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e d...

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e djeshme. Referuar mediave vendase thuhet se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka arritur të mbijetoi. Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku emigranti ka humbur kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga. Makina është përmbysur dhe rrokullisur disa […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Publikuar më 04.09.2020
Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të sht...

Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe partive politike, Diaspora për  Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrje. Në një letër zyrtare dërguar presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Po ashtu emigrantët kërkojnë që të jenë pjesë e konsultimeve në KQZ, si […]

Lexo më shumë

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Publikuar më 01.09.2020
59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas b...

59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas bëri vetëvrasje u diagnostikua me kancer marsin e kaluar. Ai ishte  shtruar në spital që nga 19 gushti. Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë një infermiere dje, mendohet se është operuar padrejtësisht. […]

Lexo më shumë

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Publikuar më 28.08.2020
Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak mu...

Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare. Një video e regjistruar nga nipi i tij Usama Gavoçi, ku 102-vjeçari i emocionuar puthte pasaportën, u bë mjaft virale në rrjetet sociale. Kush ishte Usama Gavoçi? Gavoçi rridhte nga një familje patriotike me tradita të […]

Lexo më shumë

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Publikuar më 25.08.2020
Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije...

Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije në Greqi. Siç raportojnë mediat greke, i moshuari ka qenë në punë duke pastruar motorrat e anijes. 63-vjeçari është gjetur nga anëtar të ekuipazhit të anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”, anije që është ankoruar në ambientet e një ndërmarrje private në “TSINGELI”, Almyros, Magnesia në […]

Lexo më shumë