Sende të çmuara me vlerë disa mln euro në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti

Publikuar më 17. 09. 2016 nga Elidona Syla

191551288-2a959254-810a-4349-ae54-2c861a82f2adArë, bizhuteri dhe ora të çmuara me vlera disa milionë euro, janë gjetur në gërmadhat e një shtëpie të rrënuar nga tërmeti i muajit gusht në Pesacara, në komunën Arquata, Itali.

Sipas mediave italiane, zbulimi daton më 3 shtator, por është bërë publik vetëm tani. Çifti i të moshuarve që jetonte aty humbi jetën nga shembja e banesës, e cila ekspozoi njëkohësisht sendet me vlerë të fshehura në muret e saj.

Ndërkohë objektet, të pretenduara nga një numër personash që thonë se janë të afërm të çiftit, u sekuestruan nga policia, e cila po kërkon të verifikojë origjinën e tyre.

“Më 24 gusht, pak pas lëkundjeve të tërmetit, një grua kishte njoftuar autoritetet se në gërmadhat e banesës së ndodhur në Peskara del Tronto kishte flori e sende të tjera të çmuara dhe kishte treguar edhe se në cilën pjesë të shtëpisë ishin fshehur ato”, shkruajnë mediat italiane.

E. S/Shekulli Online/