×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sëmuret Zogu i Tiranës pas ankimimit për t’u rikthyer në qeli

Para rreth një muaji, prezantuesi i njohur në disa programe televizive të mëngjesit, Hermes Nikaj, që njihet si “Zogu i Tiranës”, u lirua nga qelitë e paraburgimit të Burgut 313, ku qëndroi për afro 5 muaj nën akuzat e prostitucionit. Aktualisht, Hermes është liruar dhe është në arrest shtëpie, por në datën 8 qershor (të hënën e kaluar) mësohet se ka pasur një seancë gjyqësore, në të cilën nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai u thirr të dëshmonte përsëri, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë e ka ankimuar në Gjykatën e Apelit lirimin e 26-vjeçarit, duke kërkuar rikthimin në qeli të tij. Mësohet se çështja është gjykuar nga gjyqtarja Flutura Skënderi, e cila sërish ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, i njëjti vendim i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.

Burime të sigurta kanë treguar për “Panorama Plus” se Hermes nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit për shkak të problemeve shëndetësore, gjendje që u rëndua pasi mësoi se çështja e tij ishte ankimuar. Ai u përfaqësua nga avokati i tij, Perlat Kocillari. Ndërkohë nuk e dimë sa do të zgjasë arresti në shtëpi i Hermes Nikajt, ndërsa ndjekësit komentojnë se presin me padurim rikthimin e tij në ekran.

Ende nuk kemi një prononcim nga 26-vjeçari, për të hedhur dritë mbi vërtetësinë e historisë që lidhet me prostitucionin, ndërkohë që moderatori vazhdimisht i ka mohuar akuzat e ngritura rreth tij, duke deklaruar se është i pafajshëm. Ai u bë i njohur për publikun si Z’ogu i Tiranës’ vite më parë në programin e mëngjesit në “TV Klan”, “Aldo Morning Show”. Në këtë emision, ai fitoi fansa, për faktin se realizonte çdo gjë në ekran, pa e vrarë mendjen për komentet që mund t’i bëheshin. Nikaj është përfolur edhe për jetën e tij mes luksit dhe shpenzimeve të shfrenuara në destinacione në mbarë botën. Pas gati 5 muajsh izolim, pak javë më parë Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Hermes u lirua nga qelia e paraburgimit, që pas arrestimit më 24 nëntor 2019, nën akuzat e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”. Nikaj u arrestua pas përgjimeve që e implikuan si pjesë të një grupi, që sipas Prokurorisë kryente prostitucion kundrejt pagesës. Përgjimet e publikuara në media nxorën në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të tjera të njohura nga bota e showbizz-it, punonjës Policie etj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e liroi duke vendosur për të caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, pra duke e kyçur ‘Zogun e Tiranës’ në shtëpinë e tij, pasi ende nuk i janë mbyllur hetimet. “Panorama Plus” siguroi edhe fotot e para të Zogut pas lirimit. Vetë Nikaj, gjatë një interviste ekskluzive që dha nga burgu për “Panorama Plus”, u shpreh se shpresonte të përfitonte nga lehtësitë për faktin se ai s’ka qenë kurrë i dënuar më parë, është me arsim të lartë dhe se nuk paraqiste rrezikshmëri sociale. Burime të afërta bënë me dije se ai nuk ishte i pranishëm as në seancën gjyqësore të zhvilluar pasi doli nga izolimi, kjo për shkak të problemeve shëndetësore që Hermes kishte pasur edhe ato ditë. Nipi i artistes së ndjerë, Pavlina Nikaj, Hermes, gjatë 2019-ës u komentua për jetën luksoze, blerje të shtrenjta, udhëtime të shpeshta dhe pushime, që Zogu edhe i reklamonte fare hapur në rrjetet e tij sociale.

Së fundi, ai u pa në filmin “Falco” të Bes Kallakut, ndërkohë që pritet të rikthehet së shpejti në ekran. Ai është komentuar edhe për prirjet e tij homoseksuale, ndërkaq që vetë Hermes s’e ka pranuar një gjë të tillë. Një nga sukseset e tij në televizion ishte edhe programi “Në çantën e…”, ku zonja të njohura të politikës dhe jo vetëm, pas një interviste me të, hapnin çantat e tyre dhe tregonin sendet e tyre personale në ekran. Pak kohë më parë, Hermesi tregoi në rrëfimin e tij ekskluziv për “Panorama Plus”, se si jeta e tij u shkatërrua brenda një nate, ndonëse është i pafajshëm.

“Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Nuk e di, sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume”, shprehej “Zogu” nga Burgu 313 një muaj pas arrestimit. Dhe duket se “masën e butë” që kërkonte e arriti, ndërkohë që tashmë po e kalon këtë situatë pranë familjes./Panoramaplus.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Martohu me mua!”/ Shqiptari i propozon të dashurës me qirinj ndriçues, por i vë flakën shtëpisë

“Martohu me mua!”/ Shqiptari i propozon të dashurës me qirinj ndriçues, por i vë flakën shtëpisë

Publikuar më 07.08.2020
Historia e një shqiptari është bërë lajm në mediat angleze, ...

Historia e një shqiptari është bërë lajm në mediat angleze, pasi gjatë një propozimi romantik dogji banesën. Albert Ndreu kërkoi ta surprizonte Valerija Madevic-in, me 100 qirinj ndriçues, 60 tullumbace, ndërsa kishte shkruar fjalët: “Martohu me mua!”. Por pasi burri u largua nga shtëpia për të marrë të fejuarën nga puna, në shtëpi nuk gjeti […]

Lexo më shumë

Prekëse/ Momentet kur doktori sheh vëllanë binjak teksa i ndalet zemra (VIDEO)

Prekëse/ Momentet kur doktori sheh vëllanë binjak teksa i ndalet zemra (VIDEO)

Publikuar më 06.08.2020
Doktori televiziv Chris van Tulleken shpërtheu në lot ndërsa...

Doktori televiziv Chris van Tulleken shpërtheu në lot ndërsa pa se si mjekët ndalën zemrën e vëllait të tij binjak  Xand, në një dokumentar emocionues që u transmetua mbrëmë nga BBC. Pas disa momenteve të tensionuara, zemrës iu bë elektroshok dhe ajo nisi të rrahë sërish në ritmin normal. Dy vëllezërit, 41 vjeç, u kthyen […]

Lexo më shumë

“E dashur Konstandina”/ Agron Llakaj i dedikon fjalë zemre bashkëshortes në 36-vjetorin e martesës

“E dashur Konstandina”/ Agron Llakaj i dedikon fjalë zemre bashkëshortes në 36-vjetorin e martesës

Publikuar më 29.07.2020
Në 36-vjetorin e martesës, aktori i njohur i humorit Agron L...

Në 36-vjetorin e martesës, aktori i njohur i humorit Agron Llakaj i ka kushtuar një shkrim bashkëshortes së tij. Ai e shoqëron postimin në “Instagram” me një fotografi familjare së bashku me dy fëmijët e tyre Adea dhe Teo, që i cilëson dashuri mbi dashuritë. “…36 vjet martese…E dashur Kostandina !…edhe pse ne kohe te […]

Lexo më shumë

99-vjeçarja që i shpëtoi vrasjes nga nazistët, kancerit dhe rrëzimit të avionit, mposht edhe Covid-19

99-vjeçarja që i shpëtoi vrasjes nga nazistët, kancerit dhe rrëzimit të avionit, mposht edhe Covid-19

Publikuar më 17.07.2020
Një shprehje thotë se “jetëgjati nuk bëhet kurrë jetëshkurtë...

Një shprehje thotë se “jetëgjati nuk bëhet kurrë jetëshkurtër”, e duket se merr kuptim më së miri në rastin e një 99-vjeçare nga Londra. Gruaja afro 1-shekullore i ka mbijetuar tentativës për vrasje nga nazistët, rrëzimit të avionit, kancerit të gjirit, ndërkohë që tanimë sapo e ka fituar luftën edhe me Covid-19. Mësohet se Joy […]

Lexo më shumë

T’i thuash COVID-it të kam *****, Sazan Guri shan virusin live në studio! (Video)

T’i thuash COVID-it të kam *****, Sazan Guri shan virusin live në studio! (Video)

Publikuar më 08.07.2020
Ambientalisti Sazan Guri, është nga ata persona që nuk e bes...

Ambientalisti Sazan Guri, është nga ata persona që nuk e beson ekzistencën e koronavirusit. Madje ai së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, shpesh ka bërë protesta kundër masave strikte të vendosura para disa muajve, por edhe bërjes së vaksinës me detyrim. Sakaq, ditën e sotme Guri ishte i ftuar në studion e “Ftesë në […]

Lexo më shumë

Ish i dashuri zbulon sekretet e lidhjes së nxehtë me Melania Trump, çfarë nuk pëlqente ajo

Ish i dashuri zbulon sekretet e lidhjes së nxehtë me Melania Trump, çfarë nuk pëlqente ajo

Publikuar më 04.07.2020
Së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me jet...

Së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me jetën e Melania Trump, para se ajo të njihej me presidentin e SHBA-ve. Një gazetar në Slloveni, i cili pretendon se është ish i dashuri i Melanias, ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e zonjës së Shtëpisë së Bardhë përpara se ajo të […]

Lexo më shumë

Shpëtoi nga kampi në Siri/ Alvin Berisha vjen në Durrës

Shpëtoi nga kampi në Siri/ Alvin Berisha vjen në Durrës

Publikuar më 30.06.2020
Djali 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al...

Djali 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri ka mbërritur në Durrës me babain e tij. Afrim Berisha ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto me djalin e tij pranë portit. Djali duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas largimit nga kampi Al Hol, […]

Lexo më shumë

Pamje që s’duhen humbur, Rudina Hajdari kërcen vallen e Tropojës në mes të studios televizive (Video)

Pamje që s’duhen humbur, Rudina Hajdari kërcen vallen e Tropojës në mes të studios televizive (Video)

Publikuar më 29.06.2020
Ditën e djeshme, Rudina Hajdari ishte e ftuar në “E Diell”, ...

Ditën e djeshme, Rudina Hajdari ishte e ftuar në “E Diell”, ku ka folur për karrierën e saj në politikën shqiptare por edhe për jetën e saj private dhe për njohjen e saj me bashkëshortin. Hajdari rrëfeu se me bashkëshortin është njohur në moshë shumë të re në Amerikë, vend edhe ku u martua. E […]

Lexo më shumë