×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sëmundja i rrezikon jetën, vëllai bën apel për të shpëtuar motrën: Më ndihmoni të kthejmë Alesian në shtëpi! (Video)

Denis Zeqollari bën apel në gazetën “Shekulli” për të mbledhur fonde pasi motra e tij, Alesia vuan nga një mutacion gjenetik në palcën kurrizore dhe po ashtu ka probleme me mushkrin. Operacioni do të kryet në Turqi dhe nevojiten 30 mijë euro për këtë ndërhyrje.

Enida Vërça

Alesia Zeqollari është vetëm 1 vjeç e gjysmë dhe po përballet me një sëmundje të rrallë e cila nuk po e lejon të rritet si gjithë fëmijët e tjerë. I vëllai i saj, Denisi, bën apel në gazetën “Shekulli” për ndihmë. Ai tregon se ka trokitur në shumë institucione për ndihmë, deri më tani askush nuk është treguar i gatshëm për të ndihmuar këtë familje. 25-vjeçari thotë se Alesia ka një problem gjenetik i cili nuk lejon rritjen e saj normalisht. “Ajo është diagnostikuar me një mutacion gjenetik në palcën kurrizore gjë që e ndalon atë të bëj një jetë normale si të gjithë fëmijët e tjerë”– tregon i vëllai.

Problemi

Sikur të mos mjaftonte ky problem, foshnja vuan po ashtu edhe nga një problem me mushkrin dhe çdo ditë duhet të përdorë pompën e oksigjenit, pasi nuk mund të marrë frymë lirisht. “Prej datës 26.08.2020 Alesia është e shtruar në (Spitali Memorial Ankara) ku është e vetmja mundësi që ajo të kryejë këtë ndërhyrje kirurgjikale për t’ju rikthyer jetës normale”– thotë Denisi. Po ashtu “Shekulli” ka siguruar edhe të gjithë dokumentacionin e lëshuar nga Spitali Memorial Ankara i cili tregon mbi gjendjen shëndetësore të foshnjës dhe nevojën emergjente të kësaj ndërhyrje.

                                                                          Dokumentacionin i lëshuar nga Spitali Memorial Ankara

Fondet

Djali i madh i familjes Zeqollari nga Pogradeci, tregon se kushtet ekonomike janë të vështira për të kryer një operacion të tillë, për këtë arsye kërkon nga çdo shqiptar një ndihmë sado të vogël. “Nuk kemi mundësi ekonomike të kryejmë një ndërhyrje të tillë pasi spitali turk na kërkon një shumë prej 30 mijë euro që operacioni të kryhet sa më shpejt dhe Alesia të kthehet pranë familjes tonë dhe të vazhdojë të rritet e shëndetshme. Unë vetëm Alesian kam, jemi motër e vëlla. Familja jonë është e varfër dhe në pamundësi për të mbuluar shumën e kërkuar, me dorën në zemër po kërkoj ndihmën tuaj me sado pak mundësi që keni”- vazhdon ai më tej.

Thirrja

Po ashtu Denisi thotë se kush do që e lexon këtë histori nëpërmjet gazetës “Shekulli”, mund ta kontaktojë këtë familje në këtë numër telefoni (+355682188756). “E vetmja shpresë për mua që motra të kthehet përsëri e lumtur dhe e shëndetshme jeni ju o vëllezër dhe motra shqiptare, prandaj do ju lutesha me gjithë zemër të më ndihmoni me aq mundësi sa keni”,– lutet ai.

                

  Alesia duke përdorur pompën e oksigjenit

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mjekët paralajmërojnë protestë para QSUT-së, ndalohen nga policia

Mjekët paralajmërojnë protestë para QSUT-së, ndalohen nga policia

Publikuar më 23.09.2020
Bluzat e bardha kanë vendosur që ditën e nesërme të zhvilloj...

Bluzat e bardha kanë vendosur që ditën e nesërme të zhvillojnë një protestë para oborrit të QSUT-së. Protesta e tyre lidhet me kushtet e vështira të punës dhe po ashtu kërkesa për rritje rroge. Një prej mjekëve i cili është në dijeni të këtij organizimi, Arian Mezini i tha “Shekulli”-t se nuk u është dhënë […]

Lexo më shumë

Sërish humbje jete në 24 orë, ja sa raste të reja u zbuluan me Covid në vendin tonë

Sërish humbje jete në 24 orë, ja sa raste të reja u zbuluan me Covid në vendin tonë

Publikuar më 22.09.2020
Në 24 orët e fundi kanë humbur jetën 3 persona dhe janë shën...

Në 24 orët e fundi kanë humbur jetën 3 persona dhe janë shënuar 131 raste të reja me Covid, raporton Ministria e Shëndetësisë. Një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, nuk kanë arritur t’i mbijetojnë sëmundjes. Sa i takon rasteve të reja nga 825 të dyshuar, 131 kanë […]

Lexo më shumë

Kuçovë/ Infektohet me Covid-19 edukatorja dhe fëmija e saj 5 vjeçe

Kuçovë/ Infektohet me Covid-19 edukatorja dhe fëmija e saj 5 vjeçe

Publikuar më 21.09.2020
Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5 vje...

Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5 vjeçe që është e regjistruar në po të njëjtin kopsht,kanë rezultuar të prekura me Covid-19. Raportohet se edukatorja ka qenë në punë deri në momentin e shfaqjes së simptomave dhe pas këtij momenti ka kryer tamponin ku dhe ka rezultuar e infektuar. Pas […]

Lexo më shumë

Covid hyn në shkollat e Bulqizës, infektohen mësuesit, pritet pezullimi i mësimit

Covid hyn në shkollat e Bulqizës, infektohen mësuesit, pritet pezullimi i mësimit

Publikuar më 18.09.2020
Në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar me Cov...

Në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar me Covid-19 katër mësues. Nisur nga rezultati në fjalë i tamponëve pritet që të pezullohet procesi mësimor. Kjo mbyllje do të vijë fare pak ditë pas çeljes së shkollave. Deri më tani numri i personave të prekur me virusin e ri në këtë qark ka shkuar në […]

Lexo më shumë

“Duam paret tona!”, nis protesta e naftëtarëve, përplasen me policinë

“Duam paret tona!”, nis protesta e naftëtarëve, përplasen me policinë

Publikuar më 17.09.2020
Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e...

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e tyre teksa ndodhen para Ministrisë së Energjitikës. Ata protestojnë me pankarta në duar dhe me thirrjet, ”duam paret tona, mos i prekni punëtorët”. Në protestë ka dhe forca policore të cilët janë përlpasur me naftëtarët. Ajo që bie në sy është fakti që të gjithë punonjësit […]

Lexo më shumë

Hapja e shkollave në kohë pandemie, mjeku tregon dhëna që japin shpresë

Hapja e shkollave në kohë pandemie, mjeku tregon dhëna që japin shpresë

Publikuar më 15.09.2020
Shqetësimit të madh të te prindërve dhe familjarëve për një ...

Shqetësimit të madh të te prindërve dhe familjarëve për një rrezik të shtuar nga hapja e shkollave dhe ankthit që i shoqëron nëse fëmijët infektohen dhe e sjellin virusin në shtëpi u përgjigjet me shifra dhe fakte mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti. Me një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook, mjeku Alimehmeti numëron […]

Lexo më shumë

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Publikuar më 13.09.2020
14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajn...

14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajnë me “Shekulli”-n disa sugjerime se si t’u shpjegohet fëmijëve zbatimi i protokolleve anti-Covid për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe familjarëve. “Nëse nuk duam të kemi fëmijë me shqetësime psikologjike ku dëmi do ishte edhe më i madh dhe rehabilitimi më i vështirë, atëherë, psikologët duhet […]

Lexo më shumë

Ishte i infektuar me Covid, ndërron jetë kirurgu i njohur

Ishte i infektuar me Covid, ndërron jetë kirurgu i njohur

Publikuar më 13.09.2020
Është ndarë nga jeta kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu...

Është ndarë nga jeta kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu. Lajmin e ka konfirmuar kolegu dhe njëkohësisht kushëriri i tij, mjeku Petrit Vargu. Mësohet se Menzelxhiu prej ditësh ishte në gjendje të rëndë, pasi ishte infektuar me Covid-19. “Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le! Doktori i palodhur që s’ia kurseve ndihmën askujt!Si mund të ikësh […]

Lexo më shumë