Sëmundja e perionit tek meshkujt, kujdes pazicionet seksuale!

Nga Dr. Evin Dani

Një mashkull gjatë lojërave të ndryshme seksuale me partneren e tij në një moment të caktuar mund të krijojë një mikrotraum në penis e për rrjedhojë, shtrëmbërim të tij, dhimbje gjatë ereksionit  dhe disfunksion erektil.

Sëmundja e perionit është një patologji që ndoshta haset jo shpesh, megjithatë është mjaft problematike për shkak të klinikës që paraqet (shtrëmbërim i penisit, dhimbje gjatë ereksionit dhe disfunksion erektil (impotencë seksulare).  Të dhënat e fundit tregojnë që shpeshtësia e sëmundjes haset tek 1.5% e pacientëve nga mosha 30-39 vjeç dhe mbi moshën 70 vjeç kjo shifër rritet me 6% . Sëmundja vjen në mëyrë graduale pa e kuptuar dhe një ditë prej ditësh pacienti mund të vë re që në momentet e reksionit ka një shtrëmbërim të penisit që mund t’i shkaktojë dhimbje, mundet të humbi anën estetike të penisit dhe ul aftësinë erektile për të kryer aktin seksual. Është një patologji që vjen nga shkaqe që kanë të bëjnë kryesisht me traumat. Pra studimet e fundit janë kryesisht të përqëndruara tek traumat që bën penisi. Një mashkull gjatë lojërave të ndryshme seksuale me partneren e tij në një moment të caktuar mund të krijojë një mikrotraum në penis. Kjo mikrotraumë  shkakton një mikrohemorragji në tunikën albumike dhe duke u depozituar sasia e gjakut në këtë zonë fillojnë proceset inflamatore, fibrime, elemente të koagulimit të gjakut dhe formohet një pllakë aterosklerotike, një pllakë e fortë të cilën ne e kostatojmë gjatë vizitave me sëmundjen e peronit. Pllaka mund të jetë rrethore, mund të jetë sipërfaqësore e vogël apo e madhe dhe në varësi të pllakës shohim dhe dëmtimin. Pacienti fillimisht nuk i vë rëndësi por me kalimin e kohës kjo bëhet më e dukshme, dhe sigurisht kërkon  zgjidhje. Zakonisht është dhimbja ajo që e bën pacientin të shkojë tek mjeku.

Mjekimi

Mjekimi i kësaj patologjie ka disa skema (medikamente, injeksion, kirurgjikal, andropenis). Një nga skemat e mjekimit është qëllimi për ta ulur këndin e përthyerjes, për të zvogëluar pllakën aterosklerotike e cila pastaj do të sjelli edhe përmirësimin e gjendjes. Mjekimet medikamentoz (nga goja) konsiston në marrjen e vitaminës E dhe acidit paraminobenzonik. Një tjetër mjekim mund të jetë kolkicina, përsëri një preparat i cili vepron mbi pllakat atersklerotike, por mundësia për ta zgjidhur me mjekim nga goja këtë patologji është pak e vështirë. Mjekimi sigurisht vazhdon për një përiudhë kohore të gjatë 6 deri në 9 muaj, por ajo çka shohim ne nga rezultatet është se nuk mund të shkojnë më shumë se 30-40%. Kryesisht në uljen e dhimbjes së penisit, mjekim që zgjidh problemin është duke bërë injeksione në pllakëne formuar me një gjilpërë të hollë e cila sjell shktërrimin e kësaj pllake. Mjekim tjetër është ai kirurgjikal. Drejtë mjekimit kirurgjikal i cili zgjidh përfundimisht problemin shkojmë vetëm atëherë kur shohim se nuk kemi rezultate të mira në mjekimin me preparate nga goja dhe atë me injeksione. Në mjekimin kirurgjikal ne vendosim protezë në pensi duke eleminuar trupat venoz. Me vendosjen e tubave të silikonit  arrihet  një rezulta mjaft i mirë i aftësisë penetruese. Një mjekim tjetër kohët e fundit ne e kemi përdorur dhe jep rezultate shumë të mira është andropenis (një lloj aparati i cili duke e mbajtur pacienti për një kohë 6-9 muaj, bën tërheqjen e penisit  dhe pacienti e ndien veten shumë herë më mirë) një skemë mjekimi me rezultate mjaft të efektshme.

Parandalimi

Normalisht këto janë gjëra që ndodhin pa e kuptuar dhe  nuk e parandalojmë dot. Ndryshimi i pozicionit të marrëdhënjeve seksuale ndodh tek çdo person, në një moment të caktuar një lëvizje e pakujdesshme qoftë nga ana e femrës qoftë nga ana e mashkullit mund të krijojë një gjendje të tillë. Pra në rastin konkret nuk mund të themi se mund ta parandalojmë sado i kujdesshëm të tregohet çifti.

Të tjera

Abissnet