×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sëmundja e pashërueshme i merr jetën producentes Vjosa Berisha

Ditën e sotme ka vdekur producentja nga Kosova, Vjosa Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social “Instagram”.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai.

Në shtator 2021, Berisha, foli për sëmundjen, pasi ishte diagnostikuar me kancer në vezore. Në një intervistë të fundit për “Prive”, Vjosa theksonte pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, duke përmendur ndër to 7 prillin e këtij viti, kur edhe ka kryer operimin e parë.

“Unë në mars të këtij viti e kam marr vesh që kam kancer në vezore edhe ai ka qenë një moment shumë i vështirë, si për mua, si për Fatosin, si për Lekën, si për krejt familjen sepse nuk iu kem i treguar në fillim edhe në konsulta me doktorët është sjell vendimi që duhet të operohet edhe në kohë të pandemisë ka qenë shumë vështirë me ardhë deri te ajo, unë nuk e di hala sot se qysh ka mbërritur doktori im edhe doktori në Gjermani që aq shpejt në një kohë kur ne ishim aq të mbyllur dhe udhëtimet ishin problematike, ta caktojnë datën e operacionit”, ka thënë fillimisht Vjosa.

Foto: Vjosa Berisha/Instagram

Ajo shprehej se në jetë është mjaft optimiste për çfarëdo situate të vështirë dhe rezilienca ndaj kësaj beteje ka qenë mënyra se si ajo ka ecur përpara.

“Unë jam në jetë një person shumë praktik, diqysh krejt gjërat i marr si: Në rregull, le ta shohim se çfarë ka, sa është e vështirë, hajde tash të marrë shënime si ‘përfundoi kjo, përfundoi kjo’, dhe mendoj që edhe sëmundjet dhe çdo gjë duhet të gjej zgjidhje dhe njësoj e kam marrë edhe sëmundjen. Së pari, kur më tha doktori se duhet të operohem, i thash: Në rregull, te shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku mund të gjendjen financat, qysh kemi me ia bo edhe d.m.th jemi përqendruar në atë gjë”, ka thënë regjisorja Berisha.

Foto: Vjosa Berisha/Instagram

Për fund, organizatorja e Pri Film Fest tregoi se po vazhdon të trajtohet me kimioterapi në Kosovë, ndërsa dha disa këshilla për të gjithë ata që po ballafaqohen me një sfidë të tillë.

“Pas prillit, gjatë muajit maj dhe deri tani kam vazhduar me kimioterapi këtu në Kosovë dhe unë vazhdoj të mendoj se kanceri është një sëmundje si çdo sëmundje tjetër, fatmirësisht në ditët e sotme ka zgjidhje, ka shërim. Është me rëndësi sidomos për të gjitha ato gra që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje, është shumë me rëndësi t’ju them që edhe nëse s’jeni e fortë, duhet të dini që unë për shembull prej marsit e deri tash më ka rastisur të shoh shumë më shumë njerëz që më kanë thënë se janë shëruar se sa ndonjë rast fatal. Kështu që kjo sëmundje duhet të trajtohet si çdo sëmundje tjetër, qoftë me ushqim, qoftë me pozitivitet, qoftë me të gjitha aspektet tjera, me i dëgju këshillat e doktorëve edhe mendoj me këtë pjesë ti e bën atë që mundesh të bësh, d.m.th. më shumë nuk mundesh të bësh – pjesa jote është ajo”, përfundoi rrëfimin e saj Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Modelja më e vjetër në botë fotografohet nudo nga Fadil Berisha për revistën prestigjioze

Modelja më e vjetër në botë fotografohet nudo nga Fadil Berisha për revistën prestigjioze

Publikuar më 06.10.2022
Mosha është thjesht një numër. Për modelet Carmen Dell’...

Mosha është thjesht një numër. Për modelet Carmen Dell’Orefice dhe Beverly Johnson, kjo nuk mund të ishte më e vërtetë. Ato u shfaqën së bashku në kopertinën e fundit të revistës New You – respektivisht në moshën 91 dhe 69 vjeç – dhe fotot janë realizuar nga fotografi shqiptar Fadil Berisha. Fadil Berisha/ New You […]

Lexo më shumë

Ismail dhe Helena Kadare reagojnë për fituesen e Nobelit: Edhe pse jetojmë në Francë, nuk e njohim

Ismail dhe Helena Kadare reagojnë për fituesen e Nobelit: Edhe pse jetojmë në Francë, nuk e njohim

Publikuar më 06.10.2022
Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobeli’ në l...

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobeli’ në letërsi. Ky çmim i është dhënë shkrimtares  “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”. Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, ishte sërish pretendent për ta marrë këtë çmim, për të disatin vit me rradhë. I pyetur […]

Lexo më shumë

(FOTO+VIDEO) Bella Hadid del nudo në sfilatë, ndërsa stilistët krijojnë fustanin në mes të skenës

(FOTO+VIDEO) Bella Hadid del nudo në sfilatë, ndërsa stilistët krijojnë fustanin në mes të skenës

Publikuar më 01.10.2022
E gjitha vëmendja ishte tek modelja Bella Hadid të premten, ...

E gjitha vëmendja ishte tek modelja Bella Hadid të premten, në Javën e Modës në Paris. Modelja ngriti temperaturat teksa doli nudo për sfilatën e “Copernit” përpara se mbi trupin e saj të krijohej një fustan i bardhë. 25-vjeçarja fillimisht doli në pasarlenë e veshur vetëm me një palë të brendshme dhe taka të bardha përpara se […]

Lexo më shumë

Kënduan për Ramën dhe Ballukun, grupi polifonik shpërblehet me 23 mln lekë

Kënduan për Ramën dhe Ballukun, grupi polifonik shpërblehet me 23 mln lekë

Publikuar më 28.09.2022
Grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë...

Grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra nga ana e Bashkisë së Sarandë. Pagesat tashmë janë publike dhe kanë si motivacion kategorizimin “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin”, kur i njëjtë grup polifonik i kushtoi një këngë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, […]

Lexo më shumë

Shuhet Hetem Qerimaj, “Mjeshtri i madh” i violinës

Shuhet Hetem Qerimaj, “Mjeshtri i madh” i violinës

Publikuar më 13.09.2022
Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj. ...

Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj. Qerimaj, i konsideruar si babai i dinastisë së muzikës, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, muzikanti i njohur Fatos Qerimaj. “Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur […]

Lexo më shumë

‘Fluturat’ pa filtra të Bujar Alimanit

‘Fluturat’ pa filtra të Bujar Alimanit

Publikuar më 31.08.2022
Arben Rrozhani Afër fundit të dokumentarit “Fluturat” të Buj...

Arben Rrozhani Afër fundit të dokumentarit “Fluturat” të Bujar Alimani, që po shfaqej mbrëmë në kinema “Millenium” e ndjeva se më ishte sosur durimi. Po lodhesha. Regjisori, me të cilin isha takuar pak minuta përpara nisjes së premierës, na paska sjellë ca rrëfime të copëzuara grash të lindura apo të rritura të Gradishtë të Lushnjës, […]

Lexo më shumë

Si i mashtroi bashkia qytetarët me ‘Sunny Hill’, biletat deri në 350 Euro

Si i mashtroi bashkia qytetarët me ‘Sunny Hill’, biletat deri në 350 Euro

Publikuar më 30.08.2022
“Sunny Hill ishte një eksperiment i pastër social. Aty u stu...

“Sunny Hill ishte një eksperiment i pastër social. Aty u studiua se çfarë ndodh me shqiptaret nëse ti i mashtron në shkallë industriale. Dhe rezultati i eksperimentit ishte se nuk ndodh asgjë. Populli shqiptar e ka qejf mashtrimin”. Kështu e nis reagimin e tij gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, lidhur me festivalin e trumbetuar nga […]

Lexo më shumë

U arrestua për shakanë që bëri për shkollat fetare, gjykata liron këngëtaren e famshme turke

U arrestua për shakanë që bëri për shkollat fetare, gjykata liron këngëtaren e famshme turke

Publikuar më 30.08.2022
Këngëtarja turke, Gulsen, e cila u arrestua pas një shakaje ...

Këngëtarja turke, Gulsen, e cila u arrestua pas një shakaje që bëri për shkollat fetare, është lënë në arrest shtëpiak. Ylli i muzikës pop, e cilësuar si Madonna e Turqisë, u arrestua për nxitje të urrejtjes për një batutë që bëri në koncertin e saj lidhur me një nga muzikantët. Dje, gjykata penale e Stambollit […]

Lexo më shumë