×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sektet që i çojnë besimtarët drejt vdekjes/ Sociologët: Janë kriminale, të ndalohen me ligj

Ngjarja në Kombinat/ Flasin për “Shekulli”-n ekspertët. Gëzim Tushi, sociolog: Janë kriminale, duhet të ndalohen me ligj. Almeida Xhaferi, psikologe: Rast i përsëritur, faktorët që çojnë në një akt të tillë  

Enida Vërça

Ngjarja në Kombinat, e bërë publike mbrëmjen e së enjtes, tronditi të gjithë opinionin publik. Vetëflijimi i familjes Josifi, për të fituar ringjalljen pas vdekjes, ka qenë kryeqendra e medieve edhe për këtë të premte. Por si e kanë parë sociologët dhe psikologët një akt të tillë dhe sa shqetësues është ky fenomen në shoqërinë shqiptare?

Ekspertët në fjalë komentojnë për “Shekulli”-n ngjarjen, duke e konsideruar atë si një akt të përsëritur dhe një kambanë alarmi për institucionet shtetërore. Sociologu, Gëzimi Tushi thotë se të gjitha sektet të cilat çojnë në veprime të tilla, duhet të verifikohen dhe të ndalohen me ligj.

Çdo sekt që nxit vetëvrasjen, është një akt kriminal dhe duhet të ndalohet me ligj”. Po ashtu ai shton se duhet të ketë një kontroll nga Komiteti i Kulteve dhe institucionet e tjera për të verifikuar ndikimin e këtij sekti në shoqëri.

“Mendoj që është përgjegjësia e organeve shtetërore, që në këto komunitetet fetare, përveç atyre që janë me bazë kryesore, t’i identifikojnë dhe vendosnin para përgjegjësisë. Komiteti i Kulteve dhe institucionet e tjera përgjegjëse duhet të studiojnë këto sekte, për të mësuar se çfarë bëjnë ato dhe praktikat që ndjekin. Vetëvrasja në të gjitha rastet është e pajustifikueshme”, thotë ai.

Sensibilizimi

Tushi thotë se është e nevojshme të ketë edhe një fushatë sensibilizuese në shoqëri. “Duhet të ketë një sensibilizim në shoqëri, për të ushqyer njerëzit me optimizëm. Për të kuptuar më qartë bindjet dhe dëshirat e tyre”. Sakaq, shton se rasti i Kombinatit është i gjithi i ngritur mbi motive fetare.

Besoj se duhet parë me shumë seriozitet, sepse një model i tillë mund të ketë ekzistuar vetëm në mesjetë. Feja është një institucion i cili duhet të ngjalli besim dhe shpresë. Nëse sekte të caktuara ushqejnë depresionin, apo krijojnë iluzione tek njerëzit për ekzistencën e botës së përtejme, kjo është shumë e rëndë”, deklaron sociologu.

Faktorët

Për psikologen Almeida Xhaferi kanë ndikuar disa faktorë që e kanë çuar këtë familje deri në këtë akt. Ajo thotë se nëse rasti do të adresohej në kohë nga njerëz të afërm apo të njohur, tragjedia do të ishte parandaluar. “Ka një sërë faktorësh që kanë çuar në një veprim të tillë. Nga informacionet që unë kam marr, rezulton se zonjat kanë patur një funksionim shumë të mirë të përditshmërisë së tyre deri në një moment të caktuar. Në momentin që ato kanë shkëputur marrëdhëniet me pjesën tjetër të njerëzve, diçka nuk po shkonte dhe këtu duhet të nisin dyshimet. Po ashtu ato kishin humbur edhe punën. Izolimi social ka dhënë një tjetër impakt në jetën e tyre”, sqaron psikologia për “Shekulli”-n.

                                                                                           Almeida Xhaferi, psikologe

Parandalimi

Në fjalën e saj, ajo shton se rasti do të ishte parandaluar nëse do të kishte një referencë në kohë në organet kompetente. “Një i afërm duhej ta kishte referuar këtë ngjarje, në momentin kur pa sjellje të çuditshme. Ndërhyrja e profesionistëve të shëndetit mendor dhe ndihma e duhur psiko-sociale do e kishte parandaluar këtë tragjedi”.   

Raste të ngjashme

Xhaferi thotë se nuk është rasti i parë në Shqipëri, kur njerëzit janë vetëflijuar për shkak të besimit. “Disa vite më parë ka patur të mitur, të cilët kanë kryer veprime të tilla pasi ishin besimtar të këtij sekti. Janë të mjaftueshme këto sinjale alarmi, që kontrollet duhet të shtohen në organizata të tilla ku praktikohen besime fetare jozyrtare.

Kjo për të parandaluar rastet, por edhe për të patur një informacion shumë objektiv, sepse vihet në lojë shëndeti i shumë njerëzve”, thotë ajo më tej.

Praktikimi i disa riteve fetare të cilat në vendin tonë janë sekte, që  do të thotë nuk janë institucione fetare zyrtare, ndikon absolutisht në një gjendje të shëndetit mendor vulnerabël, në ndikimin e disa ritualeve fetare, duke bërë që vendimi të jetë fatal. Nuk është hera e parë, ku individi tenton të kalojë fazën depresive deri në vetëflijim. Tentativat e vetdëmtimit apo edhe manipulimi nga të tjerët, është evidentuar edhe në raste të tjera”, përfundoi ajo.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Do të shini pacientë me Covid në çdo ambient”, mjeku ngre alarmin: Evitoni këto vende

“Do të shini pacientë me Covid në çdo ambient”, mjeku ngre alarmin: Evitoni këto vende

Publikuar më 10.08.2020
Epidemiologu Taulant Muka, nëpërmjet një postimi në rrjetin ...

Epidemiologu Taulant Muka, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, paralajmëron për një situatë shumë shqetësuese në ditët e ardhshme. Mjeku shkruan se pritet që të ketë pacientë në çdo pavijon dhe poliklinikë. Për këtë arsye, ai u bën thirrje qytetarëve të evitojnë të gjithë grumbullimet. Të evitojnë takimet shoqërore dhe po ashtu spitalet, të […]

Lexo më shumë

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

Publikuar më 09.08.2020
Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet...

Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhanë lajme mjaft shpresëdhënëse ndaj virusit Covid-19. Teksa të gjithë e dinë se për momentin po qarkullon forma e re e koronavirusit G614, i cili është bërë më i transmetueshëm, Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit. Sipas këtij studimi virusi ka pësuar […]

Lexo më shumë

Shifra rekord të infektuarish nga virusi në Shqipëri, shkon në 189 numri i vdekjeve

Shifra rekord të infektuarish nga virusi në Shqipëri, shkon në 189 numri i vdekjeve

Publikuar më 07.08.2020
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testi...

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19. Ndryshe nga ditët e tjera, kjo e premte shënoi një rënie të numrit të viktimave, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë vetëm një 58-vjeçar nuk ka […]

Lexo më shumë

“Nuk kemi më mjekë”, Artan Koni ngre alarmin: Spitalet ‘Covid 3’ dhe ‘Covid 4’ nuk mund të hapen

“Nuk kemi më mjekë”, Artan Koni ngre alarmin: Spitalet ‘Covid 3’ dhe ‘Covid 4’ nuk mund të hapen

Publikuar më 07.08.2020
Mjeku urolog, Artan Koni nëpërmjet një postimi në rrjetin so...

Mjeku urolog, Artan Koni nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’’, ka denoncuar mbi keqmenaxhimin e situatës së COVID-19 nga autoritetet. Koni shprehet, se nuk bëhet gjurmimi dhe testimi për familjarët e rasteve pozitive. Më tej ai ka shtuar, se spitalet nuk kanë burime njerëzore dhe për këtë arsye nuk po hapen COVID3 dhe COVID4. […]

Lexo më shumë

Koronavirusi i merr jetën biologut të njohur, miqtë i bëjnë dedikimin prekës

Koronavirusi i merr jetën biologut të njohur, miqtë i bëjnë dedikimin prekës

Publikuar më 07.08.2020
Covid-19 i ka marr jetën inxhinierit të pyjeve, Ferdin Liçaj...

Covid-19 i ka marr jetën inxhinierit të pyjeve, Ferdin Liçaj. Lajmin për këtë humbje e kanë dhënë miqtë e tij, të cilët i kanë shprehur ngushëllime të afërmeve dhe familjareve. Në postimin e tyre, miqtë shprehen të pikëlluar nga ky lajm teksa theksojnë se i ndjeri ishte me shumë projekte dhe ëndrra, të cilat u […]

Lexo më shumë

Shifra shqetësuese me Covid në vendin tonë, 119 pacientë po trajtohen në spitale

Shifra shqetësuese me Covid në vendin tonë, 119 pacientë po trajtohen në spitale

Publikuar më 06.08.2020
127 raste të reja, 6 humbje jete dhe 32 të shëruar, ky është...

127 raste të reja, 6 humbje jete dhe 32 të shëruar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë. Mësohet se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e […]

Lexo më shumë

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Publikuar më 06.08.2020
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Parti...

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me përgjigjet e testiti Covid-19. ISHP thotë se të gjithë testet e kryera i përkasin standardeve më të larta të cilësisë dhe siguri të lartë. “Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, janë të […]

Lexo më shumë

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Publikuar më 06.08.2020
Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrje...

Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur tre mënyra se si mund të parandalohet përhapja e virusit. Sipas tij, vetëm nëse secili prej nesh ka një higjiene personale dhe kolektive, nëse ruhet distanca fizike dhe nëse mbahet maska në çdo ambient të mbyllur, mund të frenohet përhapja. Statusi i […]

Lexo më shumë