Seks dhe 500 euro për një vendim, mbeten në burg gjyqtari dhe psikologia

Foto 1 nga 2 Pas Para

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot të lërë në burg gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani.

Këta të fundit u shfaqën me zë dhe figurë, dhe dyshohet të jenë të përfshirë në një aferë korruptive.

Nga videot e publikuara nga emisioni “Stop” u pa se psikologia bënte rolin e sekserit, ndërsa gjyqtari Hysi i merrte një gruaje 500 euro dhe i kërkonte kësaj të fundit favore seksuale.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet