Seanca e shpërbërjes së Kuvendit mbahet më 22 gusht  

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht. Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare.

Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë më 19 korrik, meqë ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Pas kthimit nga Haga, Haradinaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pas dorëheqjes së tij. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet