Së shpejti, emoji për flokëkuqët (FOTO)

Gjatë vitit 2018 ka pasur ndryshime të mëdha në teknologji, përfshirë dhe emojit e preferuar të përdoruesve.

Në përditësimin e ri, Apple dhe Android, kanë shtuar emoji për meshkujt dhe femrat që kanë lindur ose pëlqejnë flokët e kuqe.

Kompania “The Unicode Consortium” ka zbuluar se gjatë gjithë vitit do të ketë rreth 157 emoji të reja që do merren nëpërmjet përditësimeve të celularëve smartphone.

Emoji i kokëkuqëve bëri bujë të madhe pasi u krijua një peticion ku morën pjesë më shumë se 22 mijë njerëz, i cili u quajt: “Kokëkuqët duhet të kenë simbolin e tyre!”

Ky emoji do të vijë në versione të ndryshme për meshkuj e femra, bazuar në llojet e flokëve që ata kanë.

Të tjera

Abissnet