Së shpejti bën 113 vjeç, burri më i vjetër tregon sekretin e jetëgjatësisë

Chitetsu Watanabe muajin e ardhshëm feston 113-vjetorin e lindjes, por ai ka marrë një dhuratë para ditëlindjes nga rekordet “Guinness”, që ka konfirmuar se ai është burri më i moshuar në botë.

Atij i është dhënë një certifikatë ditën e djeshme në azilin e pleqve në Japoni, ku ai jeton. Sipas librit të rekordeve “Guinness”, Chitetsu Watanabe është 112 vjeç e 344 ditë.

Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, Watanabe ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së tij është lumturia. “Nuk duhet të nevrikoseni dhe gjithmonë duhet të buzëqeshni”, është shprehur 112-vjeçari.

Gjithashtu ai ka treguar se i pëlqejnë shumë gjërat e ëmbla, si sheqeri kaf, apo kremi mbushës i ëmbëlsirave, sepse ai nuk ka më dhëmbë.

Watanabe ka lindur në 5 mars 1907 dhe ishte fëmija më i madh në familjen e tij. Ai ka punuar në një kompani sheqeri për shumë vite, përpara se të punonte në zyrën e agrikulturës në qeverinë japoneze, derisa doli në pension. Gjithashtu Chitetsu ka qenë pjesë e ushtrisë në vitin 1944 afër mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai ka qenë shumë aktivë në mbjelljen e bimëve dhe frutave deri në moshën 104-vjeçare dhe deri në 2007-tën ka rritur pemë bonsai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet