Schwarzenegger goditet befasisht në Afrikën e Jugut, ja pamjet (VIDEO)

Aktori me famë botërore Arnold Schwarzenegger është përballur me një surprizë të pakëndshme në Afrikën e Jugut.

Aktori popullor është goditur me forcë pas shpine nga një person brenda një shkolle fillore.

Ish-guvernatori i Kalifornisë ishte duke bërë një video së bashku me fansat e tij.

Videoja, e publikuar në “YouTube”, tregon 71-vjeçarin duke u goditur nga pas.

“Faleminderit për të gjithë kujdesin tuaj, por s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Mendova se isha shtyrë nga turma, çka ndodh shpesh. E kuptova që isha goditur me shkelm vetëm pasi pashë videon, si të gjithë ju. Më kënaq vetëm fakti që idioti nuk e ndërpreu Snapchat-in tim”, tha Schwarzenegger.

Pjesëtarët e sigurisë ndërhynë menjëherë pas incidentit duke e bllokuar agresorin. Ai bërtiti: “Më ndihmoni, kam nevojë për një Lamborghini”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet