“Sasia e madhe e librave, është duke na bërë injorantë”

François-Marie Arouet, që më pas u quajt “Dë Volter”, ose Volteri, ishte bir i një noteri parisian. Nxënës i kolegjit jezuit “Luigji i Madh”, duke filluar nga viti 1704 ai shkroi vargjet e para dhe tragjedinë e tij të parë (të humbur) në moshën dymbëdhjetë-vjeçare. Duke lënë kolegjin më 1711, prirja e tij prej shkrimtari u ndal. Megjithëse i filloi studimet për drejtësi nën trysninë e të atit, i braktisi ato shumë shpejt.

Volteri luftoi po ashtu për dinjitetin dhe lirinë e individit, në radhë të parë për vetveten: marrëdhëniet e tij me mbretin Frederiku II i Prusisë e bën të besonte – por vetëm për një kohë – se një filozof dhe një monark absolut mund të flasin si i barabarti me të barabartin. Në betejën e tij kundër Kishës, u bind se një njeri nuk ka nevojë për bekimin e një prifti, për t’iu njohur merita e tij.

Thëniet më pikante:

“Për të dobëtin, çdo gjë shërben si pretekst”

“Ekzistojnë të vërteta që nuk janë për çdo njeri, dhe për çdo kohë”

“Padrejtësia në fund e prodhon pavarësinë”

“Perfeksioni arrihet ngadalë; ai ka nevojë për dorën e kohës”

“Sasia e madhe e librave, është duke na bërë injorantë”

“Iluzioni është i pari nga të gjitha kënaqësitë”

“Është e vështirë t’i lirosh budallenjtë nga zinxhirët, për të cilët ata kanë respekt”

– Voltaire

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet