×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sarajevë, protesta të fuqishme kundër abuzimit të fëmijëve

Qindra protestues janë mbledhur të enjten në Bosnje dhe Hercegovinë për të kërkuar hetime ndaj dyshimeve për abuzime të fëmijëve, në një qendër kujdesi për fëmijët me nevoja të veçanta.

Protesta u mbajt një ditë pasi një ligjvënëse e Bosnjës, shpërndau një fotografi që dyshohet se paraqet një fëmijë në këtë qendër, të lidhur për shtrati dhe ngrohëse.

Sabina Çudiq, një deputete e opozitës në parlament, tha se fotografia është bërë gjatë vitit të kaluar, në Institutin e Pazariçit për Kujdes Mendor dhe Fëmijë me aftësi të kufizuara, në afërsi të Sarajevës.

Ajo i tha parlamentit, se fëmija i sëmurë, është trajtuar si i burgosur në këtë qendër, dhe se disa fëmijë tjerë janë trajtuar me medikamente që janë joligjore për moshën e tyre.

“Ne dëshirojmë që të zhvillohen hetime për krim”, tha për Radion Evropa e Lirë, nëna e një fëmije, derisa po protestonte në Sarajevë.

“Ne dëshirojmë të dimë se kush e ka bërë këtë ndaj nesh dhe fëmijëve tanë”, tha ajo.

Autenticiteti i fotografisë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe shumica e ligjvënësve kundërshtuan thirrjen e deputetes Çudiq, për të diskutuar këtë çështje në parlament.

Por, parlamenti i entitetit boshnjak dhe kroat, angazhoi një grup punues të hetojë pretendimet dhe të paraqesë një raport deri më 4 dhjetor.

Objekti shërben si një shtëpi kujdesi për 342 pacientë me nevoja të veçanta – duke përfshirë fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara deri në moshën 25 vjeç.

Drejtori i objektit, Rexhep Saliq, u tha gazetarëve se ai nuk do të lejojë që fëmijët në këtë qendër të përdoren për “qëllime politike”.

Por, organizata ndërkombëtare që merret me mbrojtjen e fëmijëve, Save The Children, tha në një deklaratë se ishte “e tmerruar dhe e tronditur nga akuzat e abuzimit të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në këtë Institut”.

Save the Children u bëri thirrje autoriteteve në Bosnje-Hercegovinë që të korrigjojnë kushtet në objekt, sa më shpejt të jetë e mundur dhe që menaxherët e të mbahen përgjegjës.

“Ky trajtim i fëmijëve përbën shkeljen më serioze të një numri të të drejtave të fëmijëve të garantuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”, tha organizata./REL

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Greqia tronditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 në malin Athos

Greqia tronditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 në malin Athos

Publikuar më 27.09.2020
Vijojnë lëkundjet sizmike në Greqi. Pas tërmetit të mbrëmjes...

Vijojnë lëkundjet sizmike në Greqi. Pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.4 të regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:50 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos. Pas tij pasuan tërmete të tjera me magnitude më të […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Bie nga skela gjatë punës, 22-vjeçari ndërron jetë nga plagët e marra

E rëndë/ Bie nga skela gjatë punës, 22-vjeçari ndërron jetë nga plagët e marra

Publikuar më 16.09.2020
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Kumanov...

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Kumanovë. Një i ri 22-vjeçar ka ndërruar jetë, gjatë punës, në një objekt ndërtimi pasi ka rënë nga skela. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet A.D., nga Shkupi. Ai ka qenë i angazhuar në instalimin e kabllove elektrike. Grupi hetimor ka kryer inspektime në […]

Lexo më shumë

Rriten shifrat e të infektuarëve me Covid në shtetin fqinj, ja sa raste u regjistruan

Rriten shifrat e të infektuarëve me Covid në shtetin fqinj, ja sa raste u regjistruan

Publikuar më 01.09.2020
Shifra të larta të personave të infektuar me Covid-19 janë r...

Shifra të larta të personave të infektuar me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj informon se nga 1665 testime për koronavirus,  115 raste kanë rezultuar pozitiv ndërsa ka humbur jetën një person. 34 raste janë shënuar në  Shkup, Kumanovë-10, Shtip-14, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, […]

Lexo më shumë

6 të vdekur dhe 213 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

6 të vdekur dhe 213 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Publikuar më 24.07.2020
6 pacientë kanë humbur jetën dhe 213 të tjerë janë infektuar...

6 pacientë kanë humbur jetën dhe 213 të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, raportojnë mediat vendase. Në përditësimin e të dhënave, në ditën e sotme IKSHPK ka bërë të ditur se numri total i viktimave në Kosovë ka shkuar në 164. Në Prishtinë janë regjistruar 80 raste të […]

Lexo më shumë

Sot pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ish-gjenerali tregon se çfarë duhet të bëjë qeveria

Sot pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ish-gjenerali tregon se çfarë duhet të bëjë qeveria

Publikuar më 12.07.2020
Sot pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Këtë e ka ...

Sot pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Këtë e ka komentuar ish gjenerali, eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, i cili ka shpjeguar se a duhet të bëhet një gjë e tillë. Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se një vendim i tillë në momentin aktual të rrezikut nga Covid-19 është […]

Lexo më shumë

Takim virtual Hoti-Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi

Takim virtual Hoti-Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi

Publikuar më 12.07.2020
Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), e ka publiku...

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), e ka publikuar agjendën e plotë të takimit që pritet të mbahet sot në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00. “Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë […]

Lexo më shumë

Mbyllet qendra e Athinës, shkak protestat masive

Mbyllet qendra e Athinës, shkak protestat masive

Publikuar më 03.07.2020
Qeveria greke ka vendosur të mbyllë qendrës e Athinës për sh...

Qeveria greke ka vendosur të mbyllë qendrës e Athinës për shkak të protestave masive që po bëhen kohët e fundit në kryeqytet. Rrugët kryesore të qendrës, Panepistimiou, Stadiou, Amalias dhe Vas.S Sofias janë aktualisht të mbyllura për shkak të një proteste të qytetarëve kundër ankandeve. Por Partia Komuniste e Greqisë do të protestojë sot pikërisht […]

Lexo më shumë

Greqi/ Pesë persona në kampet e azilantëve kanë vdekur nga sulmet me thikë

Greqi/ Pesë persona në kampet e azilantëve kanë vdekur nga sulmet me thikë

Publikuar më 11.06.2020
Një mori vrasjesh me thikë në kampin më të madh të azilkërku...

Një mori vrasjesh me thikë në kampin më të madh të azilkërkuesve në Greqi ka lënë të vdekur pesë persona, përfshirë një grua dhe një djalë të ri. Vrasjet ndodhën në kampin e mbipopulluar Moria në ishullin Lesbos, i cili është shtëpia e 17,000 njerëzve që jetojnë atje. Pesë janë vrarë në përplasje që nga […]

Lexo më shumë