Santat rikthehen në qytetin e shkatërruar (FOTO)

Foto 1 nga 3 Pas Para

Tringëllima e zileve të Babagjyshit nuk dëgjohej prej vitit 2013 në qytetin Sirian të Rakës.
Dy burra të veshur si Santa Klaus parakaluan përmes qytetit të copëtuar nga lufta, duke habitur dhjetëra qytetarë që i shkonin nga pas. Në vitin 2014, grupi xhihadist i Shtetit Islamik pushtoi qytetin, duke e bërë atë kryeqytetin “de facto” të Kalifatit, e duke zbatuar interpretimin e tyre strikt të Islamit ndaj kujtdo. Por, forcat e mbështetura nga SHBA i dëbuan xhihadistët në muajin tetor pas një beteje disamujore.
Dy djem që shtynin një karrocë me kabllo elektrike nuk mund ta përmbanin gëzimin teksa shihnin babagjyshët që sollën pak atmosferë festash atje.
Pasi ndaluan në atë që ka mbetur nga Kisha Katolike Armene në qendër të qytetit, Santat u shpërndanë lodra atyre pak familjeve të pranishme. Gjithashtu, disa artistë kontribuan për t’u dhënë gëzim të mbijetuarve të luftës. Ata thanë se donin t’i jepnin ngjyra qytetit të shkatërruar.

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet