Sanksionet e reja të SHBA për Rusinë. Sa do të ndikojnë para zgjedhjeve?

“Një raund i ri i sanksioneve të SHBA që pritet kundër Moskës është një përpjekje për të ndikuar çështjet e brendshme të Rusisë përpara zgjedhjeve presidenciale”, është shprehur zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov të shtunën.
Në fillim të muajit shkurt, Uashingtoni pritet të vendosë dënime të reja kundër Rusisë për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Pavarësisht kësaj, rusia e ka mohuar vazhdimisht këtë.
“Moska pret që Shtetet e Bashkuara të paraqesin dy raporte anti-ruse me sanksionet”, tha Ryabkov për agjencinë e lajmeve Tass.
Rusia do të mbajë zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 18 mars, kur presidenti Vladimir Putin pritet gjerësisht të fitojë një tjetër mandat gjashtëvjeçar.
Në gusht, Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi në ligj një paketë të re sanksionesh të hartuara nga ligjvënësit e SHBA. Legjislacioni i ri gjithashtu kufizon aftësinë e Trump për të hequr çdo sanksion kundër Rusisë.
Sanksionet e para të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë u vendosën në vitin 2014 për rolin e saj në krizën e Ukrainës dhe për aneksimin e Krimesë. Bashkimi Europian ka imponuar ndëshkime kundër Moskës, duke e bërë atë të hakmerret me ndalimin e importeve ushqimore nga vendet që sanksionojnë Rusinë.
Raundi i ri i sanksioneve të SHBA ndoshta mund të përfshijë një ndalim për blerjen e bonove të thesarit rus.

Të tjera

Abissnet