
Seriali i famshëm “Sandokan”, ku hero është pirati i Malajzisë, pritet të rikthehet në ekran në një variant të ri italian që do tentojë të mbajë të mbërthyer publikun para ekranit.
Mësohet se roli i Sandokanit do t’i besohet aktorit turk me origjinë shqiptare, babai i të cilit është djali i një emigranti nga Prishtina, Can Yaman. Kujtojmë që aktori i variantit të parë dhe të paharrueshëm të Sandokanit ishte aktori indian Kabir Bedi. Seriali do të transmetohet në vitin 2021 dhe aktorë të tjerë protagonistë do të jenë si Luca Argentero dhe Alessandro Preziosi.
Can Yaman është një ndër aktorët më të spikatur turq të viteve të fundit, që njihet tanimë edhe në Itali e Spanjë. “Është një projekt i ri, ende në zhvillim e sipër. Është një foshnje (projekti) ende i porsalindur. Jam krenar që marr pjesë në një projekt ndërkombëtar si ky”, tha Can Yaman në fjalën e tij.
Në intervistën 360 gradë ai gjithashtu tha diçka më shumë për jetën e tij: “Kam studiuar për drejtësi, kam punuar si avokat për 6 muaj dhe kam hapur një studio me partnerët e mi, por sapo kam filluar karrierën time si aktor kam braktisur profesionin e avokatit . Kam studiuar, por kam zgjedhur të jem aktor”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply