Samiti i Sofjes/ Tusk: Ballkani s’ka plan B veç BE-së, por do të jetë proces i gjatë

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk deklaroi se Ballkani Perëndimor nuk ka plan B veç BE-së, por procesi pritet të jetë i gjatë.

Deklaratat e presidentit të Këshillit Evropian u mbajtën gjatë një konference për media pas Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Sofje.

“Mund të them se ky samit ishte i frytshëm madje falë bilancit në këtë samit kemi vendosur që sërish të mbajmë pas dy vitesh një takim të njëjtë në Kroaci. Ajo që ne kemi thënë dhe I qëndrojmë është që integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian mbetet në prioritetet tona. Folëm për konektivitetin në rajon dhe këtu nuk fokusohemi vetëm tek infrastruktura por edhe tek ekonomia apo kapitali njerëzor. Dua të theksoj se axhenda e konektivitetit nuk është zëvendësuese por thelbësore për procesin për biznesin dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor. S’ka alternative tjetër, s’ka plan B për Ballkanin Perëndimor, këto vende janë pjesë integrale e BE”, tha Tusk.

“Perspektiva është e qartë por nuk duam të nxisim pritshmëritë më shumë sesa duhet pasi duhet thënë se nuk do të jetë proces i shpejtë. Duhet të vlerësohen problemet që ka rajoni. Europa është e madhe dhe e fortë mjaftueshëm për të adoptuar gjithë këtë projekt të zgjerimit me gjithë problemet dhe pasojat por po flasim për numra dhe statistika ndaj duhet të jetë një proces i matur”, vijoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet